Putini i reciton Xi Jinping një proverb të lashtë kineze
Presidenti rus Vladimir Putin ndodhet në një vizitë dy-ditore në Kinë.
Nga Pekini u njoftua se hegjemonia unilaterale po fiton vrull dhe se të dy vendet duhet të ndërtojnë një "sistem më të drejtë dhe më të barabartë të qeverisjes globale". Objektivi i kritikave, në deklaratën e përbashkët, ishte presidenti i Amerikës, i cili ishte në Pekin vetëm pak ditë para Putinit.
Qilimi i kuq, nderimet më të larta shtetërore me mbërritjen e Vladimir Putinit, Presidentit të Rusisë, në Sallën e Madhe të Popullit. Gjatë vizitës së tij të 25-të në Kinë, Putin tha.
“I dashur President Xi Jinping, miku im më i dashur - më lejoni të citoj një proverb të lashtë kineze që thotë: ‘Një ditë ndarjeje duket si tre vjet’”, tha Presidenti rus Vladimir Putin.
"Kina do të vazhdojë të ndërtojë një vend të fortë nëpërmjet ringjalljes së madhe të kombit kinez, nëpërmjet modelit kinez të modernizimit, dhe do të përhapë në mënyrë të palëkundur një nivel të lartë hapjeje, duke ndarë mundësitë e zhvillimit me Rusinë dhe vendet e tjera në botë për të krijuar së bashku një të ardhme më të mirë për njerëzimin", tha Presidenti kinez Xi Jinping.