‘Lufta ndaj korrupsionit dhe karteleve’/ Koka: Heshtja e SHBA për Ballukun dhe prioritetet e Eric G. Wendt, shqetësuese
Gazetari Bledian Koka deklaroi në emisionin Task Force në SYRI TV, me moderatoren Sonila Meço, se deklarata e ambasadorit të ri amerikan për Shqipërinë ishte ndër më impresionueset dhe më shqetësueset për situatën në vend.
Sipas Kokës, fakti që një nga prioritetet kryesore të përmendura ishte lufta kundër korrupsionit, trafikut të drogës dhe lidhjeve me kartelet e Amerikës së Jugut, tregon perceptimin alarmant që ekziston për Shqipërinë në qarqet amerikane.
Ai theksoi se, ndryshe nga kandidatët e tjerë për ambasadorë që folën për bashkëpunim dhe marrëdhënie diplomatike normale me vendet ku do të shërbejnë, kandidati për Shqipërinë u fokusua pothuajse ekskluzivisht te korrupsioni dhe krimi i organizuar. Koka e cilësoi po ashtu shqetësuese mungesën e reagimeve të forta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësia diplomatike amerikane në Tiranë për zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe çështjen e mosheqjes së imunitetit për Belinda Balluku.
Koka: Ishte shumë, shumë impresive kjo deklarata që bëri, sepse ishte në fakt mbas gjësë së parë që unë do t'i shërbej interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kishte katër pika domethënë. Interesi i parë është sigurisht do i shërbejë interesit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e thotë çdo ambasador.
Në pikën e dytë se kishte katër pika siç e thashë, ishte pikërisht kjo, çështja e që ne do luftë, do ndihmojmë vendin të luftojë, Shqipërinë të luftojë korrupsionin dhe të luftojë edhe, të bëjë luftën kundër trafikimit të drogës dhe lidhjes që kanë ato me kartelet e Amerikës së Jugut, thoshte, sepse kjo është shumë e rëndësishme për sigurinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Shqipërisë.
Pra, po të shikojë aty ishin tre, mbas tre kandidatë për ambasadorë që raportonin. Njëri, njëri që shkonte në Australi... Jo, tre, katër. Njëri shkonte në në Danimarkë ose Norvegji mos gaboj dhe tjetri në Korenë e Jugut. Pra të tre këta flisnin se si vendet, raportet, SHBA e të tjerë e të tjerë, do do jenë më të mira dhe vetëm ambasadori i ri, ai që nëse rasti do vijë në Shqipëri, fliste që këtu duhet luftuar korrupsioni, droga, lidhjet me kartelet e Sinaloas. Praktikisht domethënë dukej sikur po fliste për një vend diçka mes, mes Amerikës së Jugut dhe Afrikës. që këtu domethënë, këtu është, por në thelb, duke qenë se gjithmonë i kemi sytë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqetësuese, më shqetësuese për ne që e dimë si është halli dhe si situata këtu, do të ishte që ambasadori mos ta kishte atë lloj prioriteti, mos ta thoshte. Se kjo do të ishte, do të ishte e tmerrshme, se kjo do të ishte e frikshme. Shto faktin që sidomos që nga nëntori ka patur një gjuhë të zbutur ose kanë munguar mesazhet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose nga përfaqësia e saj diplomatike në Shqipëri, ndoshta edhe për shkak të mungesës së një ambasadori të mirëfilltë, ëh, për, për, për atë që ndodh në vendin tonë, sidomos heshtja që ndodhi pastaj në rastin e, e mosvotimit dhe mos heqjes së imunitetit për Belinda Ballukun. Nuk ka pasur një reagim të Shteteve të Bashkuara.