'Për herë të parë, SHBA lidh sigurinë me narkotrafikun'/ Nesho: 'Lufta kundër krimit', sinjal i qartë i ndaj qeverisë Rama
I nominuari për ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, gjenerali Eric G. Wendt, ka vendosur luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar transnacional dhe narkotrafikut si prioritetin kryesor të misionit të tij, duke përmendur specifikisht edhe lidhjet e kartelit famëkeq Sinaloa në Shqipëri.
Ky pozicionim i drejtpërdrejtë po interpretohet si një sinjal i fortë për një qasje më të ashpër të Uashingtonit ndaj zhvillimeve politike dhe të sigurisë në vend.
Në një analizë të tij, i ftuar në një intervistë në SYRI TV, ish-ambasadori, Agim Nesho, e cilësoi këtë zhvillim si “tepër pozitiv” dhe shprehje të një kursi të ri amerikan ndaj Shqipërisë. Sipas tij, fakti që lufta kundër krimit dhe korrupsionit është vendosur në krye të prioriteteve “nuk është rastësi”, por një tregues i qartë i shqetësimeve që administrata amerikane ka për situatën në Shqipëri.
Sipas Neshos, përmendja e kartelit Sinaloa dhe lidhjeve të tij në Shqipëri tregon se administrata amerikane e konsideron tashmë çështjen e krimit një problem kritik sigurie. Ai tha se ky është një sinjal i qartë për mënyrën se si SHBA e sheh situatën politike në Shqipëri dhe një tregues se Uashingtoni po ndjek një qasje më të ashpër ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Nesho theksoi gjithashtu se përvoja ushtarake dhe diplomatike e Eric G. Wendt tregon seriozitetin me të cilin SHBA po e trajton situatën në Shqipëri.
Nesho:
Në fakt ishte shumë optimiste të dëgjoje përfaqësuesin e ri të administratës së Trump, të fliste për ato prioritete që përkojnë me atë kujdes që Shqipëria duhet të ketë në marrëdhënie me aleatët e saj kryesorë, siç është Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prioriteti i parë nuk ishte rastësi. Ishte lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe sidomos ambasadori përmendi lidhjet e e që ka në Shqipëri Sinaloa dhe me radhë. Domethënë, përcaktimi i Sinaloas, dihet që është bërë një çështje kritike të në administratën amerikane, në Departamentin e Shtetit, që tregon se çfarë përfaqëson regjimi i Edi Ramës në sytë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të bësh prioritetin kryesor këtë gjë, kjo do të thotë që ky ambasador vjen për për të rregulluar, domethënë, atje ku Shqipëria ka shkarë nga kjo rruga demokratike e saj e deritanishme.
Pra, është diçka tepër pozitive. Mendoj që së bashku me pikën e fundit kur ambasadori theksoi që unë do të punoj për rritjen e besimit te posti im, kur ka parasysh veprimtarinë e ambasadës amerikane, do të thotë që çfarëdo gjë që është vepruar në të shkuarën për të prishur besimin e një lidhje historike, tradicionale midis popujve, për të futur një ndarje në popullin shqiptar, siç është parë edhe më përpara me veprimtarinë e zonjës Kim, që ndau duke goditur opozitën, por ndau edhe besimin që kishin amerikanët në drejtësinë, në demokracinë amerikane, që e shikonin si një simbol të perfeksion nimit të veprimtarisë së një shteti, aq më tepër shteti kryesor në në marrëdhëniet që ka Shqipëria. Kjo tregon që do të jetë një një fillim i mbarë, duke ditur që prioritetet që ka zgjedhur ambasadori janë ato prioritete që prekin funksionimin e shtetit të së drejtës, një problematikë sot që po tund themelet demokratike të Shqipërisë.
Ju keni të drejtë. Unë mendoj që unë e kisha parashikuar që tre do të ishin dimensionet kryesore të të fjalimit të ambasadorit, nga mënyra se si po reagon Departamenti i Shtetit nëh ndaj politikës shqiptare. Po shikohet që ka një heshtje tashmë që me fillimin e kësaj administrate për veprimtarinë që zhvillohet në Shqipëri. Por kjo tregon që në qoftë se çështja e sigurisë, që tha ambasadori, është një çështje globale tashmë, për të gjithë vendet perëndimore. Dihet që jemi përpara risqeve dhe problematikës së shtuar nga konfliktet në një situatë të re gjeopolitike në botë. Sigurisht është një nga specialistët, një nga komandantët kryesorë, gjeneralët e NATO-s që ka bashkëvepruar edhe në Shqipëri me me grupimin e forcave të ndërhyrjes speciale, para dy vjetësh, kur janë larguar nga qendra logjistike e tyre, nga Gjermania, ka ka bashkëpunuar edhe në Shqipëri. Ka bashkëpunuar me forcat shqiptare në Afganistan, ku ka qenë nën komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan dhe kështu me radhë. Një, një gjeneral po me ëh me me një veprimtari në fushën e diplomacisë. Ka qenë njëriu që ka projektuar aleancën e tetë vendeve në Lindjen e Mesme dhe ka...
Ne jemi rasti unik, sepse nuk mendoj që regjime të tilla mund të të jenë aq të kalbëzuara sa mund të prekin edhe ato linja interesi që i prekin vetë ekzistencën e tyre. Po fatkeqësia e shqiptarëve që ky regjim është i pa skrupull, ky regjim ka shitur interesat e shqiptarëve dhe ndihet i i arrirë duke mos pyetur asnjë gjë, duke duke bashkëpunuar hapur me me Sinaloan dhe neve dimë vetëm majën e ajsbergut. Shumë gjëra të tjera janë diskutuar, takimi i Arubës, fakte të tjera kompromentuese, që unë mendoj që ky prononcim i ambasadorit në në Senatin amerikan do të tregojë që është një linjë zyrtare, një linjë e cila nuk do kërkojë kompromis, për arsye se legjitimohet edhe nga përkrahja e Senatit, si organi kryesor nominues i ambasadorit dhe nga ana tjetër dua të them edhe diçka që është shumë e rëndësishme.
Senatorja Shaheen foli që kohët e fundit janë hequr 250 diplomatë. Paroje që është pozitive dhe në krye të departamentit të të punëve të Evropës, Kanadasë, pikërisht departamentit nga më të mëdhenjtë që ka ë Departamenti i Shtetit, vjen një një përfaqësues i ri konservator, një njeri i cili gjithmonë e ka parë në mënyrë tepër kritike aventurizmin në thonjëza të të majtës evropiane. Kjo do të jetë një kombinim i shkëlqyer.
Arthur Mililik quhet personi. Ka bashkëpunuar me Heritage Foundation. Pra do të kemi një ambasador të fortë, i qartë në ato perspektivat e tij dhe një njeri në në krye të këtij departamenti të të departamentit të shtetit, i cili është i qartë domethënë në linjat e tij, duke përfaqësuar plotësisht interesat e të shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një kënd domethënë që përfaqëson interesat e kësaj administrate të re. Pra, ka zhvillime tepër pozitive. Unë e pashë zoti Paruca me shumë entuziazëm. Nuk e prisja që ta ta quante luftën kundër korrupsionit edhe kundër krimit të organizuar dhe karteleve, që e përkthyer në gjuhë diplomatike, do të thotë edhe fundi i këtij regjimi, i cili i cili faktikisht është i kompromentuar në atë farë mënyre... Po. Jo. duke ditur edhe zoti Paruca që të dy përfaqësuesit e Senatit, si të kryetari i i komisionit të jashtëm po edhe nënkryetarja, kur bënë prezantimin e tyre, ishin shumë pozitiv për Shqipërinë, si një vend aleat, si një vend i cili duhet të ishte domethënë, na intereson, një vend që lufton kundër influencës ruse, që ka bërë ato sanksionet e të tjera. Domethënë, këndvështrimi i Senatit deri në paraqitjen e platformës së ambasadorit të ri nga Departamenti i Shtetit, binte ndesh domethënë në atë pamje faktike që pasqyron një realitet që ekziston në Shqipëri.
Po, sigurisht, për arsye sepse tashmë informacioni se çfarë ndodh në Shqipëri është më i plotë. Ky informacion sot edhe për hir të punës së lavdërueshme që ka bërë opozita, është bërë i njohur.