SYRI TV/ Shqipëria e treta më e ndotura në Evropë, Nika: Problem ndotja e ajrit dhe ujërave
Shqipëria renditet e treta si një nga vendet më të ndotura në Evropë. Në një intervistë për Syri Tv, eksperti i mjedisit Olsi Nika, tregon se Elbasani dhe Tirana janë qytetet më të ndotura të vendit tonë, ndërsa problem mbetet jo vetëm ndotja e ajrit, por edhe e ujërave.
Syri tv
Shqipëria është një nga vendet më të ndotura në Evropë, duke zënë vendin e tretë në renditje, referuar të dhënave të publikuara nga Agjencia Evropiane e Mjedisit për Statusin e Cilësisë së Ajrit. Në një intervistë për Syri Tv, eksperti i mjedisit Olsi Nika, tregon se Elbasani dhe Tirana janë qytetet më të ndotura të vendit tonë.
Përveç ndotjes së ajrit, problem është edhe ndotja e ujërave.
Kjo ndotje e rendit Shqipërinë ndër vendet me shkallë të lartë të sëumundshmërisë dhe vdekshmërisë.
Cilësia e ajrit vijon të mbetet ndër problemet kryesore mjedisore në Shqipëri, ndërsa problem sipas ekspertëve është mungesa e sistemit efiçent të monitorimit të cilësisë së ajrit në rang kombëtar.