Dosja ‘Veliaj’/ Shtyhet seanca për të pandehurit me gjykim të shkurtuar, munguan...
Shtyhet seanca për të pandehurit me gjykim të shkurtuar të dosjes “Veliaj”.
Shkak mungesa e dy avokatëve. Seanca e radhës u la më 3 qershor. Këtë të mërkurë në orën 10:00 ishte parashikuar të jepej pretenca nga Prokuroria e Posaçme për të pandehurit e dosjes “Veliaj” që u vendos të gjykohen me procedurë të shkurtuar, raporton gazetari i Syri, Fatjon Gjinaj.
Gjykim të shkurtuar:
Elman Abule, shoqëria “Ramental”, Fatmir Bektashi, kompania “Kontakt”, Mirton Lika, Flutura Xhani, Klotilda Bushka, Adela Kondakçiu, Fatjon Baçi, si dhe shoqëria “Lani
Ndërkohë Elsa Ulliri, Besmir Stroka dhe Flora Hajredinaj do jenë treshja që do gjykojë Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë e kompani të cilët do të gjykohen me procedurë të zakonshme, duke e ndarë dosjen me pjesën tjetër që po i nënshtrohen gjykimit të shkurtuar
Tashmë do të caktohet data se kur do të fillojë gjyqi ndaj Erjon Veliajt në themel, cilën përveç kërkesave pritet që dhe SPAK të kërkojë dëshmitarë në procesin penal.
Gjykim të zakonshëm:
Erion Veliaj,Ajola Xoxa,Gentjan Sula,Shoqeria "AGI-KONS",Shoqeria "PALUSHI",Meriman Palushi,Sokol Kryeziu,Shkelqim Fusha,Mirton Lika,Erald Simixhiu,Linda Kazani,Valmir Xoxa,Shoqeria "GERARD-A", sh.p.k,Shoqeria "FUSHA" sh.p.k,Shoqeria "LANI" sh.p.k,Organizata Jofitimprurese Qendra "HARABEL", Organizata Jofitimprurese BYL-A (Balkan Youth Link Albania),Organizata Jofitimprurese Qendra "MUZA",Organizata Jofitimprurese Qendra "EVENTUS
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 28 maj për shqyrtimin e një tjetër kërkese të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për t’u liruar nga qelia. Albana Boksi, Genti Shala dhe Sokol Binaj do ta shqyrtojnë këtë kërkesë.