Gjykata Kushtetuese vendos sot për Veliajn, kërkon shpalljen antikushtetuese të 'arrestit me burg'
Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të shpallur antikushtetuese masën e parë të “arrestit në burg”, të vendosur nga GJKKO në shkurt të vitit 2025. Kjo masë arresti u konfirmua më vonë nga Apeli i GJKKO-së dhe nga Gjykata e Lartë.
Seanca mbahet me dyer të mbyllura mbi bazë dokumentesh dhe pa praninë e palëve. Kërkesa e Veliajt vjen në një kohë që Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë rishikuan një vendim unifikues të vitit 2011 mbi masën e sigurimit të arrestit në burg dhe kohëzgjatjen e tij.