Dosja e AKSHI-t/ Biznesmeni Gentian Lika në SPAK, thirret si person nën hetim
Gentian Lika, paraqitet në shoqërinë e avokatit në Prokurorinë e Posaçme. Emri i tij përmendet në dosjen e AKSH-t si një nga përfituesit e tenderëve të këtij institucioni.
Burime për gazetarin e Syri, Fatjon Gjinaj konfirmojnë se pyetja e Gentian Likës është bërë në cilësinë e personit nën hetim. Paraqitja e tij është bërë me thirrje të prokurorit Bledar Maksuti dhe deklarimet janë marrë për llogari të dosjes së AKSHI-t.
Të martën e 19 majit, u paraqit në SPAK edhe ish drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në kuadër të masës ‘detyrim për t’u paraqitur’ e cila iu zbut me vendim të marrë nga Gjykata e Lartë, ndërsa GJKKO i pati caktuar masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.