", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/May/20/auto_Screenshot_2026-05-20_0948341779263320.png", "width": 900, "height": 559 } }

Wayne Rooney ‘shenjtëron’ Pep Guardiolën: Është ‘Fergusoni’ i këtij brezi!

Wayne Rooney ka vlerësuar maksimalisht Pep Guardiolën, duke e cilësuar trajnerin spanjoll si “Alex Fergusonin e këtij brezi”. Ish-sulmuesi anglez reagoi pas zërave të shumtë për largimin e mundshëm të Guardiolës nga Manchester City në fund të sezonit.

Në një intervistë për mediet angleze, Rooney theksoi ndikimin e madh që tekniku katalanas ka pasur në futbollin anglez dhe europian gjatë dekadës së fundit. Sipas tij, Guardiola jo vetëm fitoi trofe, por ndryshoi edhe mënyrën se si luhet futbolli në Angli.

“Për mua, Sir Alex Ferguson mbetet më i miri i të gjitha kohërave. Por Pep është pa dyshim trajneri më i mirë i brezit të vet”, deklaroi Rooney.

Ish-ylli i Manchester United pranoi gjithashtu se do të kishte dashur shumë të punonte nën drejtimin e Guardiolës gjatë karrierës si futbollist.

“Do të më kishte pëlqyer të luaja për të, vetëm për të parë nga afër mënyrën si punon, si mendon taktikisht dhe si përgatit ndeshjet”, shtoi ish-kapiteni i Anglisë.

Që nga mbërritja te Manchester City në vitin 2016, Guardiola ka dominuar futbollin anglez me “qytetarët”, duke fituar tituj të shumtë në Premier League, kupa vendase dhe trofe europianë. Përveç suksesit në rezultate, ai konsiderohet si një nga trajnerët që ka ndikuar më shumë në zhvillimin e lojës moderne dhe në mënyrën si klubet angleze ndërtojnë ekipet e tyre.

Rooney vlerësoi edhe ndikimin që Guardiola ka pasur te akademitë dhe brezat e rinj të futbollistëve, duke theksuar se filozofia e tij ka ndryshuar mentalitetin e shumë skuadrave në Angli.

Ndërkohë, e ardhmja e Guardiolës vazhdon të mbetet e paqartë. Pas dhjetë vitesh në stolin e Manchester Cityt, gjithnjë e më shumë po flitet për mundësinë e largimit të tij, çka ka sjellë reagime të shumta nga figura të futbollit botëror.