Protesta e studentëve për gjuhen shqipe në RMV, Hoti: Tirana zyrtare hesht, shkarkon ambasadorin pse mbrojti shqiptarët

Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me raportimet për shkarkimin e ambasadorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani.

Hoti e cilëson të papranueshëm një vendim të tillë, duke deklaruar se reagimi i vetëm nga “Tirana zyrtare” për mbrojtjen e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po rezulton të jetë largimi i ambasadorit nga detyra.

“Nëse ky lajm është i vërtetë, kemi të bëjmë me një akt të turpshëm. Ndëshkohet një ambasador sepse mbrojti të drejtat e shqiptarëve, të garantuara që prej Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001”, shkruan Hoti në reagimin e saj.

Postimi i Hotit: 

Reagimi i vetëm nga Tirana zyrtare për mbrojtjen e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut qenka shkarkimi i ambasadorit Denion Meidani.

Nëse ky lajm është i vërtetë, kemi të bëjmë me një akt të turpshëm, ndëshkohet një ambasador sepse mbrojti të drejtat e shqiptarëve, të garantuara që prej Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001.