'Porsche' përplaset me dy makina, tenton të largohet pasi heq targën - ndalohet nga qytetarët dhe policia

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar pak minuta më parë në qendër të Fierit, ku drejtuesi i një automjeti tip “Porsche”, duke lëvizur me shpejtësi të lartë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me dy automjete të parkuara, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit ka tentuar të largohet, madje duke hequr edhe targën e automjetit në përpjekje për të shmangur identifikimin. Kanë qenë disa qytetarë të pranishëm ata që kanë ndërhyrë duke e penguar të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, reagimi i shpejtë i një patrulle policie që ndodhej pranë zonës bëri të mundur neutralizimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit.

Burime zyrtare nga policia pohuan se drejtuesi i mjetit ka qene nën efektin e drogës. Ai eshte shoqeruar në komisariat të policisë e po kryhen veprimet.