‘Krimi elektoral u mbyll nga SPAK...’/ Bushkolaj: Kullat dhe arti, dy mekanizmat për pastrimin e parave
Gazetari Elkier Bushkolaj ka hedhur akuza të forta ndaj SPAK-ut dhe mënyrës sesi po funksionon sistemi i drejtësisë në Shqipëri.
I ftuar në studion e emisionit Task Force në Syri TV me Sonila Meçon, Bushkolaj deklaroi se qytetarëve duhet t’u shpjegohen pasojat që, sipas tij, po sjellin fenomenet “Irena Gjoka” dhe “Altin Dumani” në drejtimin e institucioneve të drejtësisë.
Sipas Bushkolajt, SPAK ka dështuar në hetimin e krimit elektoral dhe ka mbyllur sytë përballë dosjeve të njohura 184 dhe 339, ndërsa paralelisht, sipas tij, po zvarrit proceset ndaj drejtuesve të opozitës. Ai tha se i gjithë mekanizmi shtetëror është vënë në dispozicion të SPAK-ut për të hetuar opozitën, ndërkohë që institucionet tregohen “inekzistente” kur bëhet fjalë për çështje që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe interesin publik.
Në deklaratën e tij, gazetari ndaloi edhe te çështja McGonigal, kullat në Tiranë dhe përdorimi i artit si mekanizëm për pastrimin e parave. Bushkolaj theksoi se raportet ndërkombëtare dhe investigimet mediatike kanë ngritur dyshime serioze mbi këto fenomene, ndërsa shtoi se fuqizimi i grupeve kriminale ka ndodhur paralelisht me rritjen e rolit të SPAK-ut në vend.
Bushkolaj: Sonila, ne duhet të kemi parasysh, ne duhet t'i sqarojmë shqiptarëve se cilat janë pasojat e kësaj që po ndodh. Pra, cilat janë pasojat e fenomenit Irena Gjoka dhe cilat janë pasojat e fenomenit të zotit Dumanit në krye të SPAK. Një është aspekti elektoral. Pra, ne kemi një mbyllje sy për dosjen 184 dhe 339, pavarësisht se kanë shkuar provat e reja dhe janë vendosur dosjet e krimit elektoral dhe ne kemi një dështim në mënyrën më makabre të asaj Task Forcës. Pra, ajo është fytyra në raport me çështjen elektorale. Kur në të njëjtën kohë, zvarritja e proceseve gjyqësore të liderëve të opozitës, pra të gjithëve, zotit Berisha, zotit Meta, që sot është akoma në qeli, apo zotit Mediu, është permanente. I gjithë mekanizmi shtetëror ka qenë i vendosur në dispozicion të SPAK-ut për t'u i furnizuar me dokumentacion, që nga drejtoria e arkivave, kanë kërkuar në vitet '94, '95, kanë ardhur deri në 2024. Po. Por ndërkohë, kur vjen puna nga ana tjetër, që është që lidhet me interesin e qytetarëve apo me interesin e shqiptarëve, SPAK-u po themi është inekzistent. Ka goditur disa grupe kriminale të cilat në mënyrë direkte nuk janë lidhur me Ramën, por janë të lidhura në mënyrë indirekte. Dhe nuk përmendet askund emri i Ramës në gjithë këtë histori. Tani çfarë ndodh? Këtu ka mbetur vetëm të bësh një betonierë instalacion përpara SPAK-ut për të kuptuar se çfarë po bën ky institucion në raport me një fenomen që lidhet me pastrimin e parave të pista, të korrupsionit dhe të drogës në ekonomi. Djali i një kryebashkiaku, merr një leje me 1 milion lekë të vjetra fond që ka kompania e tij, merr leje për kullë gjashtë, shtatë kate në mes të Tiranës. Me McGonigal, se e përmendi zotëria. Aty është thembra e Akilit të gjithë, të gjithçkaje dhe asaj çfarë ka ndodhur. Ish e dashura e tij, Alison Guerrero, i ka dhënë SPAK-ut dhe shqiptarëve dy elementë. Është fotoja që ëh, McGonigal i dërgon mikut të tij dhe që i thotë që me reformën në drejtësi ne do kemi mundësi të reja të jashtëzakonshme, dhe e dyta që McGonigal është i lidhur me fenomenin e pastrimit të parave në Tiranë dhe kërkon të përfitojë nga kjo gjë. Janë këto të dyja elementë që ne po i shohim lakuriq të ekspozuara në të gjitha dimensionet. Dhe këtu SPAK-u nuk ka po themi asnjë veprim serioz. Jo më larg se para pak ditësh, doli dhe, doli dhe raporti i inteligjencës së financiare. Kush janë dy elementët kryesorë? Kullat edhe arti janë dy mekanizmat kryesorë të pastrimit të parave. Ku të çojnë? Monopolin për lejen për kullat kush e ka? E ka kryeministri i vendit, i cili për koçidencë rastis që të jetë artist. Që në Gjermani i anullohet një konferencë pikërisht për shkak të dyshimeve që ngrenë organizatorët. Ne kemi pasur një investigim edhe te dosja e Veliajt edhe te dosja e Joleza Xhoxhës. Kanë qenë dhe investigimet e gazetarit holandez, mos gaboj, po Vincent van Gerven i cili bëri një sqarim shumë të mirë se si arti është përdorur për të pastruar miliona euro. Ku shfaqet SPAK-u në raport me gjithë këtë histori për interesin e qytetarëve dhe çfarë ndodh? Kjo rritje galopante e korrupsionit dhe evolimi i krimit të organizuar, që grupet kriminale nga kultivimi i kanabisit dhe trafikimi i kanabisit, po themi në Itali dhe Greqi, kanë kaluar në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe janë fuqizuar, ka ndodhur paralelisht me rritjen e SPAK-ut. Vetëm sot një media në Kili raportonte që grupet shqiptare.