SYRI TV/ Poeti Mujë Buçpapaj zgjidhet kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve
Poeti Mujë Buçpapaj, u zgjodh Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Votimi u bë këtë të martë në mbledhjen e Kuvendit të shtatë kombëtar për riorganizimin e LSHA. Z. Buçpapaj foli për planet e së ardhmes, projektet dhe riorganizimin, teksa do të jetë në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
SYRI TV
Poeti, studiuesi dhe doktori i shkencave letrare Mujë Buçpapaj, u zgjodh Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Votimi u bë këtë të martë në mbledhjen e Kuvendit të shtatë kombëtar për riorganizimin e LSHA, ku krahas miratimit të ndryshimeve statutore, u votua edhe për kryetarin e ri dhe kryesinë e lidhjes.
Kryetari i ri i zgjedhur Prof. Dr. Mujo Buçpapaj u zotua se do ta perdorë pervojen dhe ekspertizen e tij per te rigritur Lidhjen dhe frymen opozitare ne emer te artit, kultures dhe trashegimise kulturore qe po rrenohet.
Kuvendi i shtate i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise kishte si qellim riorganizimin e Lidhjes me rreth 50 mije anetare, rikthimin e Lidhjes pas 20 vjetesh nderprerje te veprimtarise si dhe formulimin e nje programi bashkues per te formuluar politika kulturore.