Do jetë në Botëror, Neymar fitoi 5 milionë euro brenda 50 minutave pasi u shpall lista e Brazilit
Karlo Ançeloti u ka dhënë fund dilemave sa i përket pjesëmarrjes së sulmuesit Neymar në Botërorin 2026, pasi ka vendosur që të grumbullojë futbollistin në listën e tij për aktivitetin.
Dhe duke e bërë këtë, i ka dhuruar 5 milionë euro sulmuesit të njohur.
Prania apo jo e Neymar ishte tema më e diskutuar në Brazil prej muajsh dhe Ançeloti në fund zgjodhi që të merrte sulmuesin, edhe pse nuk e kishte pasur në dispozicion gjatë vitit të fundit dhe gjendja e tij nuk ishte më optimalja e mundshme.
Kësisoj Neymar do të jetë në Botëror dhe lojtari ka përfituar menjëherë nga ky fakt, për të fituar para.
Brenda 50 minutash nga konferenca e Ançelotit, Neymar bëri tre postime në rrjetet sociale, duke promovuar një platformë për e-commerce, një markë sportive dhe një pije energjike.
Të tre këto postime të sponsorizuara, të cilat sipas “Globo”, i kanë sjellë atij një përfitim prej rreth 5 milionë eurosh.