'Ligji i gjuhëve në RMV, burim tensionesh të reja'/ Andoni: Studentët shqiptarë kanë të drejtë të kërkojnë provime në shqip

Në një lidhje Skype për edicionin e pasdites në Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, gazetari dhe analisti Ben Andoni ka komentuar zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, duke u ndalur te tensionet që lidhen me ligjin e gjuhëve dhe pozicionin e shqiptarëve në shtetin fqinj.

Andoni tha se çështja është komplekse dhe lidhet me mënyrën si zbatohet Marrëveshja e Ohrit dhe statusi i shqiptarëve si pjesë shtetformuese e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, shqipja ka fituar rol të rëndësishëm në institucionet shtetërore, por vitet e fundit ka pasur tentativa për ta zbehur këtë pozicion.

Ai kritikoi partitë shqiptare, veçanërisht VLEN-in, duke thënë se nuk kanë llogaritur si duhet pasojat e bashkëqeverisjes me VMRO-DPMNE-në. Andoni përmendi edhe heqjen e tabelave në gjuhën shqipe në disa pika kufitare, duke e cilësuar një sinjal shqetësues politik.

Duke folur për protestat studentore, ai mbështeti kërkesën që studentët shqiptarë të kenë të drejtën të zhvillojnë provime edhe në shqip.

“Problemi më i madh në Maqedoninë e Veriut është paqartësia e forcave shqiptare”, u shpreh Andoni.

Andoni:

Në këtë rast është i brendshëm dhe është jashtëzakonisht i ndërlikuar. Krejt ndryshe nga çfarë thuhet që është shumë e thjeshtë dhe ata kanë detyrimin kushtetues që ta zbatojnë. Në fakt është krejt tjetër. Ju e dini që detyrimi kushtetues në Maqedoninë e Veriut është që përdorimi i gjuhës zyrtare është ë, gjuha që ata e etiketojnë si gjuha e Maqedonisë së Veriut, sepse ky është një debat tjetër pastaj që futet dhe Bullgaria.

Por, pas marrëveshjes së Ohrit, shqiptarët arritën që shqipen ta prevalojnë me kushtet e Maqedonisë së Veriut dhe ta bëjnë gjuhe e cila merrte pjesë në të gjitha aspektet e shtetformimit të Maqedonisë së Veriut. Dhe për shkak të konflikteve të mëdha që u krijuan, dhe do mundohem t'i shpjegoj, dora-dorës, Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut e çoi ligjin e gjuhës, sepse në fakt nuk është ligj për gjuhën shqipe, ata e quajnë ligji i gjuhëve, sepse në Maqedoninë e Veriut flitet edhe turqishtja, ju e dini, flitet edhe serbishtja.   Serbishtja me maqedonishten nuk kanë aq afërsi sa... patjetër është një familje, ata merren vesh me njëri-tjetrin, por kini parasysh nga serbishtja në maqedonisht ka fjalor. Qëndrojnë si gjuhë të ndara po. Qëndrojnë si gjuhë të ndara. Në këtë sens, ë, zoti Kostandinovski, i cili ë ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese, që në fillim kur erdhi VMRO-DPMNE-ja, ju drejtua publikut duke thënë se do të shikohet ligji i gjuhëve.

Dhe kuptohet që neve ishim shumë të, po them gjithë komuniteti shqiptar, që kjo patjetër që do prekte shqipen. Fatkeqësisht, VLEN-i, duke qenë parti që negocioi shumë me VMRO-DPMNE-në, dhe ju e dini VLEN-i është pjesë e disa partive në Maqedoni, duket se nuk e kishin kalkuluar mirë këtë situatë. Dhe çfarë solli kjo? Gjykata Kushtetuese e çoi disa kohë më përpara ligjin e gjuhëve për trajtim dhe për dhënie opinioni në Komisionin e Venecias. Dhe Komisioni i Venecias në përgjigjen që dha ishte që ligji i gjuhëve në disa hapësira e tejkalon veten e tij. Dhe logjikisht është e vërtetë.

Pse? Sepse në hapësira ku janë mirëfilli me komunitet shqiptar, ti nuk ke pse ta përdorësh maqedonishten.  Anasjelltas, në vende që janë mirëfilli maqedonisht-folëse, ti nuk ke pse të shpenzosh pafund që të përkthesh në mënyrë paralele edhe në gjuhën shqipe, sepse nuk duhet në fakt. Dhe kjo shtrohet në probleme juridike, në probleme shëndetësore e të tjera. Vijmë tash te problemi i studentëve. Studentët u përballën me një paradoks shumë të madh, sepse në shkolla ata kanë përdorur shqipen, për fat të gjithë zhvillimeve, ndërsa provimi u është kërkuar në maqedonisht. Dhe me të drejtë ata kërkojnë që edhe provimi bazik të jetë provimi i shqipes. Por në elementët juridikë, një gjuhë mbi një gjuhë tjetër, tregon që ka shumë probleme, sepse gjithmonë duhet futur Gjykata Kushtetuese në vetvete. Dhe kjo duhej zgjidhur nëpërmjet, më përpara nga BDI-ja dhe pastaj nga ë, nga VLEN-i. Po ta ndiqni me kujdes, në kohën kur ishte BDI-ja, u mundua ta zgjidhte ndryshe.

Si? Ju e dini që kryetari i Kuvendit ishte shqiptar, Dhe pastaj ai u bë dhe kryeministër i qeverisë tranzitore. Qeverisë kujdestare. Dhe po ta ndiqni me kujdes, ai përdorte vetëm gjuhën shqipe. Dhe ky ishte një sens shumë i mirë për ta sanksionuar. Dhe tani në parlamentin e Maqedonisë, maqedonishtja rri përkrah shqipes, sepse duan apo nuk duan maqedonasit, shqiptarët janë pjesë shtetformimi e Maqedonisë së Veriut dhe janë gati 29% e tyre. Por, në Maqedoninë e Veriut funksionon  një marrëveshje që ka marrë emrin Marrëveshja e Badinterit. Kjo është bërë sipas një kushtetuesi francez që ka bërë kushtetutën e tyre. Dhe çdo problem që ka një komunitet për shembull, që ata e quajnë më i vogël, por që kap 20%, atëherë patjetër, qoftë në parlament, në çdo gjë tjetër, duhet të votojë dhe mazhoranca e pakicës. Në këtë rast për shembull, pjesa shqiptare. Po pjesa shqiptare nuk është më minoritet, pjesa shqiptare është  pjesa e shtetformimit të tyre. Në këtë sens, lëvizja e studentëve është jashtëzakonisht e mirë. E para që do të sanksionojë gjëra që po zbehen me kalimin e kohës. Ë, Republika e Maqedonisë së Veriut me kohë ka filluar që ta zbehë marrëveshjen e Ohrit. E para sepse nuk ka më personalitete si Arbën Xhaferi që të alarmojë, që të emancipohet dhe që t'i kujtojë bashkëqytetarët e tij si situatat, po nga ana tjetër ka një problem shumë të madh, që për Maqedoninë e Veriut është shpenzim shumë i madh që ti të prodhosh dokumenta bilinguale edhe atje ku nuk duhet. Dhe në këtë sens mundohen që të mbahen ë pjesa e VMRO-DPMNE-së, që ne e dimë që nuk është e vërtetë.

Të themi një element. Problemi më i madh, mund të duket paradoksal, po problemi më i madh është problemi shqiptar.  Dje për shembull më rastash të përballem me Me zëvëndësministrin e arsimit të Maqedonisë së Veriut, i cili është dhe zëdhënës i VLEN-it. Dhe tekstualisht e kam pyetur për dy tre çështje të tilla dhe kam parë që shqetësimi më i madh i tyre ishte që të gjithë vakumin është lënë nga, është lënë nga BDI-ja dhe aleatët e saj dhe nga mungesa e vizionit të tyre, sesa nga problemet që ata nuk arritën t'i llogarisnin që në momente dhe unë për këtë insistova që pse nuk i llogaritët që në momentet kur ju negociuat për qeverinë në Maqedoninë e Veriut?  Por, qartësisht problemi më i madh në Maqedoninë e Veriut është paqartësia e forcave shqiptare. Pse? Që në momentet e para që ka ardhur VMRO-DPMNE-ja, edhe në kufirin tonë u hoq tabela që ishte Republika e Maqedonisë së Veriut. Emërtesa pastaj në gjuhën e tyre dhe, një emërtesë tjetër që ishte anglisht. U hoq shqipja dhe u vendos emërtesa, në gjuhën maqedonisht, pastaj në anglisht, pastaj në frëngjisht.  E kuptoni paradoksin? Dhe tabela të tilla ishin të përhapur në të gjithë Maqedoninë e Veriut. Të them një element. Po ja them një fakt të madh që kush duhet të përgjigjej për tabelat dhe kush merreshin sektorët e tyre?

Ishin shqiptarët. Dhe ata jo vetëm e anashkaluan këtë problem, jo vetëm shqetësimin tonë domethënë, sepse në atë kohë kemi bërë shkrime dhe domethënë kjo flitet para një viti e pak. Më vjen shumë keq që neve zakonisht vetëm kur majiset plaga merremi me këtë vendin tonë, por problemet e Maqedonisë së Veriut janë jashtëzakonisht të mëdha. Dhe pala e VLEN-it që duhet të na asistonte, që duhet të përgjigjesh, të ngucur nga pjesa maqedonase, morën përsipër fajin që ata e drejtonin këtë dhe ata ishin treguar të pavëmendshëm ndaj individëve që i bënin këto. Por ma shpjegoni diçka. Të ndryshosh sinjalistikën, ju e dini se jeni i vjetër, është diçka shumë e madhe sepse sinjalistika është simbol i shtetit. Nuk është kaq e lehtë sa ata e thonë. Dhe në këtë kohë kjo përkonte me përpjekjet e zotit Kostadinovski i cili po përpiqej që ta amendonte tre nene në ligjin e gjuhëve dhe të vazhdonte pastaj në logjikën tjetër. Ka pasur një propozim para pak orësh të ish-ministrit të jashtëm të Maqedonisë së Veriut, një njohës i mirë i ligjit, por dhe kjo është anatemuar nga VLEN-i, i cili në nenin 23 të ligjit të gjuhëve, në pikën tre ose katër, diçka të tillë, mbase jam i paqartë.

Ai thoshte, kur nuk rregullohet, e ka ligji këtë, atëherë merret përsipër kjo pjesa e ligjit që ju thashë është, që merret përsipër nga pjesa më e vogël e komunitetit për ta, për të proceduar. VLEN-i edhe këtë e ka hedhur poshtë. Dhe ju e dini që zoti  Mexhiti, i cili është, është zëvendëskryeministër, por më përpara ka mbajtur krejt qëndrim ndryshe nga ligji për gjuhën, ka thënë që gjithçka do zgjidhet. Dhe besoj me këtë është fashitur disi kjo pjesa studentore dhe do shikojmë në ditët në vazhdim se çfarë do ndodhi me shqiptarët. Personalisht nuk pres ndonjë gjë të madhe. E qartë. Besoj që mbas ligjit të gjuhëve do ketë probleme të tjera në Maqedoninë e Veriut. E keqja zoti Paruca është kjo që neve merremi me pasojat. Ne nuk merremi  me shkaqet. Dhe kjo ishte dhe ajo që ndodhi dje domethënë, kjo paqartësia shumë e madhe jona e shqiptarëve për ligjin e gjuhës.