Ngjarja në Mamurras, i plagosuri u neutralizua nga forcat speciale pasi qëlloi drejt policisë

Detaje të reja nga plagosja në Mamurras, ngjarje e ndodhur sot në mesditë.

Burimet bëjnë me dije për Syri Tv mëson se personi është plagosur nga forcat operacionale të cilat kanë qenë në një operacion për të arrestuar një person në kërkim.

Mësohet se ka pasur shkëmbim zjarri.

Ky i fundit ka qenë i armatosur dhe ka qëlluar drejt policisë. Për ta neutralizuar policia I është kundërpërgjigjur duke e qëlluar dhe lënë të plagosur.

I plagosuri u identifikua si L.Dema.