Berisha: Opozita s'ka pushime verore, do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk do të ketë pushime verore, por do të vijojë një “betejë të pandërprerë” kundër qeverisë, të cilën e cilësoi si “mafia më e rrezikshme në Evropë”.
I pyetur për planin e aksionit opozitar gjatë verës, Berisha u shpreh se opozita do të vazhdojë protestat dhe atë që e quajti “kryengritje paqësore”, duke theksuar se nuk do të ketë ndërprerje të aktivitetit politik.
Sipas tij, beteja e opozitës është e vazhdueshme dhe e domosdoshme për, siç tha ai, vendosjen e shtetit ligjor në vend.
Deklarata për media:
Berisha: Opozita nuk ka pushime verore, ajo do jetë në betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme në Evropë
Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, ju paralajmëruat për vijimin e protestave. Si do jetë aksioni opozitar dhe a do jetë kjo një verë e nxehtë për opozitën apo do marrë pushimet?
Sali Berisha: Opozita nuk ka pushime. Opozita ka kryengritje paqësore, betejë të pandërprerë me mafien më të rrezikshme të Evropës dhe njërën prej më të rrezikshmet në botë.
Ndaj dhe ne, që i kemi shpallur luftë mafies në emër të shtetit ligjor, nuk mund të kemi asnjë pushim.
Betejë, betejë dhe vetëm betejë.