VIDEO/ Përplasen makinat në aksin Korçë - Pogradec, shkak dyshohet lagështira në rrugë
Tre automjete janë përfshirë në një aksident përgjatë aksit Korçë – Pogradec, fatmirësisht pa viktima.
Aksidenti u regjistrua mesditën e kësaj të marte, në afërsi të fshatit Gështenjas.
Mësohet se tre mjete janë përplasur me njëra tjetrën, ku një prej tyrë ka përfunduar në barrierat anësore të rrugës.
Sipas të dhënave, nga aksidenti ka dëme të shumta materiale, ndërsa në vendngjarje ndodhet policia për zbardhjen e rrethanave.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të lagështirës në rrugë dhe humbjes së kontrollit të njërit prej automjeteve.