Saimir Vishaj: Nuk mund të kemi proces të rregullt ligjor pa qenë seanca gjyqësore publike
Vendimet e fundit për të mbyllur dyert e seancave gjyqësore në GJKKO për median dhe publikun kundërshtohen nga avokati Saimir Vishaj. I ftuar në studion e ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Vishaj thotë se kjo prirje drejt “bunkerizimit” ka ngritur pikëpyetje serioze mbi llogaridhënien e institucionit kryesor të drejtësisë së re.
Ekspertët juridikë argumentojnë se vendimi për të kufizuar aksesin publik vjen në një kohë kur transparenca është më e nevojshme se kurrë.
Pjesë nga biseda në studio
Saimir Vishaj: Për mua të gjitha seancat gjyqësore duhet të zhvillohen me dyer të hapura, me përjashtim të masave të sigurimit dhe seancave paraprake.
Të gjitha llojet e gjykimeve të tjera duhet të zhvillohen me dyer të hapura, aq më tepër në prani të mediave, sepse e vë gjyqtarin në një pozicion më komod për të realizuar një dhënie drejtësie ligjore, jo formale.
Duke qenë në seancë marrin pjesë qytetarë apo gazetarë, lajmi del më i plotë dhe njerëzit marrin informacionin e duhur sesa të marrin interpretime.
Lajmi i drejtpërdrejt i fituar nga gazetarët, që ne tani kemi një media profesioniste, besoj duhet me ligj, me përjashtim të tre-katër rasteve që ligji e ndalon, kur gjykohet një i mitur, kur ka të bëjë me një sekret shtetëror, apo kur zhvillojnë shfaqje të shëmtuara në seancë, të cilat e pengojnë zhvillimin normal të seancës.
Në të gjitha rastet, seancat janë me dyer të hapura. Unë gjithmonë kam bërë thirrje që jo vetëm mediat, por të gjithë qytetarët që kanë të afërmit ose familjarët e tyre duke u zhvilluar gjykim, të jenë të pranishëm, sepse vetëm kështu del në pah roli i pozicionit të akuzës, SPAK-ut, edhe pozicioni i mbrojtjes. Po na duhet ne të mbarojmë seancën gjyqësore, të dalim dhe një orë jashtë për t'i sqaruar, po sa do ta sqarojë avokati, sa do të sqarojë avokati për atë çfarë ndodh në gjyq, ajo ngelet e pashpjegueshme. Prandaj unë i bëj thirrje jo vetëm SPAK, po të gjitha gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm apo të juridiksionit të Apelit, edhe gjykatat e larta, edhe përtej, të lejojnë qytetarët, t'i kontrollojnë, ashtu siç janë për t'u kontrolluar. Sepse, nga njëra anë SPAK-u po bën zyra, salla moderne për të zhvilluar gjyqe. Janë salla që jo pak gjykata në Evropë i kanë, që nga tapeti po nuk i shkel kush. Shkel vetëm prokurori, avokati, viktima, gjyqtarët dhe punonjësit e sigurisë. Pra, duke qenë se në këtë kompleks duhet që gjithë qytetarët të marrin pjesë në gjyq, ju shikoni në Amerikë, edhe pse janë gjykimet me juri, sallat janë plot. Sepse qëllimi i gjykimit nuk është vetëm dënimi ose ndëshkimi i personit që ka kryer një veprim të kundraligjshëm, por është dhe riedukimi i popullit me norma të reja juridike.
Shikon si zhvillohet një gjykim, shikon si ndëshkohet personi që merr, që bën një veprim të jashtëligjshëm. Kjo tek ne nuk ndodh, nuk ndodh me arsye se kemi gjyq. Dhe gjyqtari nuk e kërkon, nuk dëshiron të jetë pjestar familja, të afërmit, shoqëria, miqësia, qoftë edhe njerëz nga rruga për të ndjekur këto. Ndërsa media pastaj ka fajet e veta, se janë ndarë në dy grupime, dy grupime që një grup i merr burimin e informacionit nga burime të ndryshme dhe jo drejtpërdrejti nga seancat gjyqësore, dhe një grup që është serioz i mediave që merr drejtpërdrejtë nga salla e gjykimit.
Mua nuk më vjen mirë që edhe media është ndarë duke i dhënë faktit interpretime të ndryshme, po fakti është një dhe interpretimi duhet të jetë i vetëm.
Flavio Qarri: Ndërkohë, në këtë kontekst, a e shihni se SPAK-u po bunkerizohet apo ka qenë gjithmonë kështu dhe ne nuk e kishim vënë re para aq kohës sa SPAK-u përhapte vetë informacione nëpërmjet gazetarëve të vet preferuar?
Saimir Vishaj: SPAK-u nuk pranon njerëz, sepse SPAK-u është Prokuroria Speciale, por GJKKO-ja është e detyruar të pranojë në seanca qytetarët, qoftë edhe studentë, qoftë në të gjitha llojet e moshave, me përjashtim të të miturve, në mënyrë që të bëjë transparent atë çfarë diskutohet në seancë. Pra, edhe njëherë, SPAK-u është ndryshe, me të cilin vetëm avokati dhe i pandehuri apo viktima, ndërsa seanca gjyqësore është për të gjithë me përjashtim të rasteve ndaluese që është masa e sigurimit apo seanca paraprake. Dhe këtu e vë gjyqtarin në një pozitë që ai të jepë një drejtësi tamam brenda një procesi të rregullt ligjor. Nuk mund të kemi një proces të rregullt ligjor pa, pa patur publikun. Publiku është ai që në fund të fare do informohet, publiku është ai që nesër nuk do të gabojë më pak duke parë një seancë gjyqësore ligjore, jo formale