Dy aksidente në pak minuta në zonën e Trepçës, fatmirësisht pa të lënduar

Në të njëjtën kohë me aksidentin e parë, vetëm një kilometër më tej, në vendin e quajtur rruga e Trepçës, është regjistruar një tjetër aksident rrugor.

LEXO EDHE: Aksident në rrugën nacionale Maqellarë-Peshkopi, furgoni përplaset me një makinë, 2 në spital

Sipas informacioneve paraprake, në këtë rast janë përplasur kokë më kokë një automjet tip “Peugeot” me një “Volkswagen Caddy”.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale në të dy mjetet.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet procedurale dhe hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.