A ke përgjegjësi për aferat e AKSHI-t? Karçanaj në SPAK, mbyll gojën para gazetarëve edhe pse i akuzoi se nuk e pyesin

Ish drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK për të zbatuar masën detyrim paraqitje.

Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i hoqi masën 'arrest shtëpie' duke i caktuar masën detyrim paraqitje 2 herë në muaj.

Karçanaj u paraqit në SPAK rreth orës 09:50 dhe u largua prej atje pas më pak se 30 minutash. 

Edhe pse pat deklaruar se nga mediat nuk ishte pyetur në lidhje me ngjarjen, Karçanaj mbylli gojën para medias duke mos dhënë asnjë përgjigje, as dhe nëse ndinte përgjegjësi institucionale për atë që kishte ndodhur  tek AKSHI. 

 Më 23 mars 2026, Ish-zyrtarja e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera dhe grup të strukturuar kriminal, dëshmoi për gati 2 orë në SPAK për rrëmbimin e biznesmenit Gerond Meçe.

Karçanaj është përpjekur tua hedhë fajin vartësve të saj.

Dhjetorin e kaluar, SPAK goditi një grup të strukturuar kriminal në krye të AKSHI-t me 8 anëtarë, ku përfshihej edhe Mirlinda Karçanaj e Hava Delibashi dhe biznesmenët në kërkim Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj. Miliona euro tha SPAK u zhvatën përmes skemave të paligjshme nga këta persona, në tenderat që zhvillonte AKSHI.