‘SPAK po anashkalon mediat’, Qyno: Kufizon transparencën për çështje që kanë interes publik!
Marrëdhënia mes medias dhe institucioneve të reja të drejtësisë duket se ka hyrë në një fazë të re tensioni, ku dyert e mbyllura dhe mungesa e transparencës po bëhen norma.
Prokuroria e Posaçme (SPAK), dikur e mbështetur gjerësisht nga media, tani akuzohet se po i përplas derën në fytyrë gazetarëve, duke kufizuar aksesin në informacion për çështje me interes të lartë publik.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv nën moderimin e Flavio Qarrit, gazetari i Syri, Enton Qyno thotë se ky përshkallëzim vjen në një kohë kur SPAK ka zgjedhur të mos ndajë me publikun informacione për disa raste të ndjeshme, duke u justifikuar me nevojën për të mbrojtur sekretin hetimor dhe integritetin e institucionit.
Sipas tij, ky vendim për të "anashkaluar" median po kufizon raportimin transparent mbi aktivitetin e prokurorisë, veçanërisht në çështje që prekin drejtpërdrejt interesin e qytetarëve.
Rasti më flagrant që ka nxjerrë në pah këtë përplasje, thekson Qyno, është ai i hakerimit të kompjuterave të Prokurorisë së Posaçme. Për këtë çështje janë vënë nën akuzë tre persona, mes të cilëve edhe ish-zyrtarë të lartë si Agim Ismaili, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve.
Përfshirja e figurave të tilla tregon se nuk bëhet fjalë për punonjës të rëndomtë, por për zyrtarë me pozita të larta në administratën publike, çka e shton edhe më shumë interesin publik për të zbardhur të vërtetën.
Për Qynon, mbyllja e dyerve për median pengon publikun dhe qytetarët të mësojnë se kush janë përgjegjësit realë: tre të pandehurit apo vetë strukturat e SPAK-ut që mund të kenë dështuar në garantimin e sigurisë.
Faktikisht në periudhat e fundit ka pasur disa raste, të cilat Prokuroria e Posaçme SPAK ka zgjedhur që të mos i ndajë me publikun. Rastet, kur them rastet, bëhet fjalë për çështje penale. Në kuadër të mbrojtjes së sekretit hetimor dhe në kuadër të mbrojtjes së integritetit të vetë prokurorisë, padyshim që janë marrë masa për të mbyllur dyert dhe për të anashkaluar pjesën e medias për të bërë transparencën dhe për të raportuar mbi aktivitetin e punës së Prokurorisë së Posaçme dhe çështje me interes të lartë publik.
Edhe me çështje të interesit të lartë publik që domosdoshmërisht, padyshim, thuajse të gjitha çështjet që janë aty kanë një interes të lartë publik. Përderisa arrin të gjithë mediat e online, vizive, qoftë edhe të shkruara, përpara derës së SPAK-ut. Rasti i fundit ishte ai rast që unë denoncova dhe ju e kishit transmetuar në insert. Bëhet fjalë për një çështje që vërtet ka interes publik. Lidhet me hakerimin e kompjuterave të Prokurorisë së Posaçme dhe që për këtë çështje janë marrë tre persona të pandehur.
Ata janë zyrtarë. Që nga Arnold Rokaj, Zambak Gjoni, po qoftë edhe tek Agim Ismaili, sepse ka qenë drejtor i përgjithshëm i burgjeve, drejtor i përgjithshëm i IKMT-së dhe funksione të tjera publike dhe që duke i shtuar, tashmë akuza të cilat janë ëh dhe konsistojnë në faktin e hakerimit të kompjuterave apo përgjimit të kompjuterave të SPAK-ut dhe duke i futur dhe një prapashtesë në kuadër të grupit, struktura kriminale, akoma më tepër ka një interes publik çështja dhe për të mësuar publiku apo qytetarët, se publiku është një nocion shumë i gjerë, të vërtetën se çfarë ka ndodhur realisht në atë, në atë veprimtari kriminale. A ka pasur krim këtu apo ka pasur një incident që vetë SPAK-u faktikisht ka mbajtur një neglizhencë totale për të mbrojtur ato password-et e veta dhe ka hyrë një person i vetëm si Arnold Rokaj dhe e ka bërë rrush e kumbulla të gjithë informacionet që kishin në këto kompjutera.
Prandaj them që aty duhet që të ishin hapur dyert për të parë realisht që përgjegjësit kryesorë a ishin këta të tre që u morën të pandehur, apo përgjegjësit kryesorë ishin vërtet ëh, ëh, punonjësit e SPAK-ut apo vetë prokurorët e SPAK-ut, të cilët edhe pse ka rregullore të brendshme, nuk kishin ëh ndryshuar kodet apo password-et e kompjuterave të tyre, apo qoftë dhe të emaileve të tyre, të cilat më pas çuan në hakerimin shumë të lehtë të tyre. Dhe që në kuadër të kësaj ë bërje së transparencës, SPAK-u, me kërkesë të vetë prokurorit, zgjodhi që të mbyllte dyert, të vinte ato muret që vetë media dhe vetë qytetarët më pas të mos merrnin asgjë veç se çfarë ka ndodhur realisht me pjesën e hakerimit të sistemit të brendshëm të emaileve të Prokurorisë së Përgjithshme, të SPAK-ut.