DENONCIMI/ ‘S.O.S’ katastrofë ekologjike në Lin të Pogradecit

Liqeni i Ohrit është një nga pikat më të frekuentuara nga turistët në vendin tonë, por kur shesh gjendjen në të cilën është katandisur ‘gadishulli’ i Linit të vjen keq.

Ralf Gjoni përmes fotove ka denoncuar sot gjendjen katastrofave në të cilën ndodhet Lini, një nga pikat më të frekuentuara nga turistët në jug. Dhe kur sheh gjithë ato mbetje dhe kurrfarë kujdesi, është me të vërtetë për të thirrur S.O.S/

Ja postimi i Ralf Gjonit:

S.O.S. Katastrofë ekologjike në kufijtë e kriminalitetit. Lini një fshat piktoresk me potenciale të panumërta turistike buzë Liqenit të Ohrit, mbushur me plehra buzë gjolit, tonelata plastikë që notojnë mbi ujë e nën ujë. Shtrati i gjolit infektuar nga pushtimi i kanaçeve e nga gjithë ujërat e zeza që derdhen në liqen. Bashkia e Pogradecit as nuk e çan fare. Shteti inekzistent, banorët të papërgjegjshëm e UNESCO fle gjumë. E tmerrshme ç'po lejojmë t'i bëhet Shqipërisë...????