Klose rikthehet në orbitën e Lazios, gjermani kandidat për pasuesin e Sarrit
Emri i Miroslav Kloses po fiton sërish terren te Lazio, në rast se rrugët e klubit bardhekaltër dhe trajnerit Maurizio Sarri ndahen në fund të sezonit.
Ish-sulmuesi gjerman po zhvillon një punë shumë pozitive në krye të Nürnberg-ut, ku ka arritur rezultate surprizuese në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. Klose e mbylli sezonin në vendin e tetë, edhe pse skuadra e tij kishte moshën mesatare më të re në Gjermani, vetëm 23 vjeç.
Pavarësisht largimit të disa talentëve për shifra që kalojnë në total 50 milionë euro, trajneri gjerman ka ruajtur nivelin e ekipit falë fleksibilitetit taktik dhe punës me lojtarët e rinj. Pikërisht kjo aftësi për të zhvilluar talentët e rinj konsiderohet si një nga arsyet kryesore pse emri i tij po diskutohet sërish në ambientin e Lazios.
Presidenti Claudio Lotito thuhet se vazhdon të ketë vlerësim të madh për Klosen, i cili ka një lidhje të veçantë me klubin kryeqytetas pas viteve si futbollist.
Nëse Sarri largohet nga stoli i Lazios, atëherë Klose mund të shndërrohet në një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e skuadrës bardhekaltër në sezonin e ardhshëm.