Ndryshim në stolin kuqezi! Largohet Sylvinjo, FSHF pritet të prezantojë sot trajnerin e ri
Burime të afërta me Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije se në kombëtaren shqiptare pritet të ketë ndryshime të rëndësishme.
Sylvinho duket se është drejt fundit të aventurës së tij me kuqezinjtë, ndërsa gjatë ditës së sotme, ora 10:00 pritet të prezantohet trajneri i ri që do të marrë drejtimin e ekipit kombëtar.
Largimi i Sylvinhos vjen pas një periudhe me ulje-ngritje në krye të përfaqësueses, ku pavarësisht arritjeve dhe atmosferës pozitive të krijuar në skuadër, drejtuesit e FSHF-së duket se kanë vendosur për një ndryshim në pankinë.
Tashmë vëmendja është përqendruar te emri i trajnerit të ri, i cili do të ketë objektivin për të vazhduar projektin e kombëtares dhe për ta udhëhequr ekipin në sfidat e ardhshme ndërkombëtare.