Kuçovë/ Zbulohet FOTO e 45-vjeçarit që plagosi policin me pistoletën e tij të shërbimit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të fshatit Kutalli të bashkisë Dimal, ku një shtetas me precedentë të mëparshëm penal, 45-vjeçari Zamir Skënderi, i ulur në sediljen e pasme të makinës së policisë, së bashku me efektivin Arsen Toska, 20-vjeç, i merr armën e shërbimit këtij të fundit dhe e godet me pistoletë në kofshë.
Në përpjekje për tu larguar nga vendngjarja,shtetasi Zamir Skëmderi është arrestuar nga dy efektivët e tjerë që ndodheshin në makinë, ndërkohë që polici i plagosur është transportuar me ambuancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është teansportiar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë policie të DVP-së Berat si dhe inspektorët e AMP-së, që po kryejnë veprimet hetimore në vendngjarje.