EMRAT/ Dhunohet gazetari në Shkodër, u godit nga pronari i një marketi

Një ngjarje e rëndë është reagjistruar në Shkodër ku është dhunuar mbrëmjen e sotme gazetari Ervin Dushi.

Ai ka denoncuar se është dhunuar rreth orës 20:00 nga disa persona në qytetin e Shkodrës.

Në deklaratën e tij, gazetari shprehet se autor i dhunës ka qenë shtetasi Prek Gjoni, bashkë me disa persona të tjerë, teksa Gjoni njihet si pronar i rrjetit të marketeve "Xhedis".

Pas dhunës, gazetari Dushi ka bërë kallëzim në Policinë e Shkodrës dhe është shprehur se këtë çështje do ta ndjekë në rrugë ligjore.

Shkodër/ Informacion paraprak

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi E. D., gazetar, i cili ka kallëzuar se rreth orës 20:00 është goditur me grushte nga disa shtetas, në lagjen “Skënderbeg”, përpara supermarketit “Xhedis”.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë kryer veprimet e para procedurale dhe kanë bërë identifikimin e njërit prej personave, shtetasit P. Gj., ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt dhe shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.