Pastrimi i parave/ Shkurta: Blerja e shtëpisë nga familjet e reja në Tiranë dhe bregdet, mollë e ndaluar…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka shpërndarë një video të bërë nga këshilltarja për mediat, Mariela Shkurta, e cila lidhet me pastrimin e parave dhe pamundësinë e familjeve të reja për të blerë shtëpinë e parë në Tiranë dhe bregdet.

‘Jemi vendi i 4 në Evropë për çmimet e apartamenteve dhe vendi i 5 më i varfër i Evropës. Qiratë dhe çmimet e apartamenteve rriten me vendim qeverie pasi për ta shqiptari i pastrehë blihet me lirë’, thekson Shkurta në mesazhin e saj.

Postimi i plotë:

Blerja e shtëpisë së parë për familjet e reja në Tiranë dhe bregdet është kthyer në një mollë të ndaluar për shkak të pastrimit të parave në ekonomi. Jemi vendi i 4 në Evropë për çmimet e apartamenteve dhe vendi i 5 më i varfër i Evropës. Qiratë dhe çmimet e apartamenteve rriten me vendim qeverie pasi për ta shqiptari i pastrehë blihet me lirë. Qytetarët do ta ndryshojnë këtë realitet.

Shkurta: Në Tiranë, të blesh një shtëpi nuk është më një ëndërr… është luks.

Sot, kryeqyteti jonë renditet i katërti në Europë për papërballueshmërinë e banesave, sipas raporit çmim- të ardhura.

Sa më shumë rriten çmimet, aq më larg është mundësia për një familje të zakonshme që të zotërojë një banesë.

Apartamentet në qendrën e Tiranës dhe qytetet bregdetare po kthehen në “hotele” për të huajt, duke rritur çmimin përtej logjikës.

Pastrimi i parave dhe spekulimet me pasuritë e kanë kthyer ndërtimin nga një nevojë sociale… në biznes.

Sot në çdo cep ndërtohen kulla, jo parqe, shkolla e çerdhe për fëmijët. Ajo çka tjetër shteti vijon të ndërtojë është dhe pasiguria për të ardhmen për qytetarët.

Ku është shteti? Inekzistent.

Mirëqënjen e një populli nuk e mat propaganda, as lartësia e kullave që ngrihen, por realiteti me të cilin ne jetojmë çdo ditë.