'Dorëheqje ministrit të Drejtësisë'/ Studentët shqiptarë në Shkup: Gjuha shqipe, amanet, nuk negociohet…

Mijëra studentë shqiptarë janë mbledhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut në një protestë për mbrojtjen e gjuhës shqipe.

Në protestë janë bashkuar edhe studentë nga Kosova dhe Shqipëria, por disa prej tyre janë ndaluar nga policia për kontrolle individuale, duke vonuar nisjen e tubimit.

Studentët marshuan nga Ura e Gurit drejt Ministrisë së Drejtësisë, me thirrje si “Gjuha shqipe nuk negociohet”, “Gjuha shqipe amanet” dhe “Fillkov dorëheqje”.

Organizatorët kërkuan respektimin e plotë të të drejtës për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet dhe proceset zyrtare, duke kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë.