SYRI TV/ Çelet ekspozita 'Gjurmë Drite, Formë Jete', skulptura dhe grafika në harmoni të veçantë
SYRI TV
Është çelur ekspozita “Gjurmë Drite, Formë Jete”, në galerinë "Guri Madhi" në Korçë. Në këtë ekspozitë, skulptura dhe grafika janë bashkuar në një harmoni të veçantë krijuese, përmes një dialogu artistik mes skulptorit Vladimir Topi dhe grafistit Gentian Zeka.
Është çelur ekspozita “Gjurmë Drite, Formë Jete”, në galerinë "Guri Madhi" në Korçë, një dialog artistik mes skulptorit Vladimir Topi dhe grafistit Gentian Zeka, ku skulptura dhe grafika bashkohen në një harmoni të veçantë krijuese.
Në qendër të ekspozitës janë skulpturat biomorfike të Vladimir Topit, të realizuara në dru, të cilat komunikojnë lëvizje, ndjesi dhe transformim, ndërsa grafikat abstrakte të Gentian Zekës plotësojnë këtë univers artistik me qetësi dhe reflektim filozofik.
Artistja Tatjana Caca e vlerësoi ekspozitën si një paraqitje dinjitoze me vlera të spikatura artistike.
Kjo është ekspozita e dytë që dy artistët realizojnë së bashku, pas prezantimit të parë në Pogradec. Në të janë ekspozuar rreth 65 grafika dhe 16 skulptura.