Berisha: Ditët më të para të qershorit do jetë kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria
Kreu demokrat ka folur edhe për reagimin e opozitës pas interesit të gazetarëve.
“Ditët më të para të qershorit do jetë kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria:, tha Berisha
Klodiana Lala, Neës24: Ju si Partia Demokratike ende nuk keni një datë për një protestë të ardhshme. A do të vijojë opozita me protesta?
Sali Berisha: Në mënyrën më të fuqishme. Të falënderoj shumë. Në mënyrën më të fuqishme do vazhdohet me protesta. Por, siç e dini, janë nga sot gjer me datën 30, dy ngjarje të mëdha. Është referendumi për votëbesimin e kryetarit dhe është Kuvendi Kombëtar.
Tani, e vërteta, këto janë procese që kërkojnë punë, kërkojnë përgatitje teknike, kërkojnë një punë të gjerë.
Ndaj dhe u siguroj që ditët më të para të qershorit do të jetë kryengritja paqësore më e fuqishme që ka njohur Shqipëria.