", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/May/18/auto_Screenshot_2026-05-18_1119171779095995.png", "width": 900, "height": 540 } }

PSG feston titullin e Ligue 1 në mënyrë të pazakontë para ndeshjes ndaj Paris FC

Paris Saint-Germain ka përjetuar një skenë të pazakontë në kampionatin francez, duke festuar titullin e Ligue 1 për sezonin 2025/26… para fillimit të ndeshjes së fundit të sezonit.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique kishte siguruar matematikisht titullin e pestë radhazi disa ditë më parë, pas fitores ndaj Lens, por ceremonia e dorëzimit të trofeut u zhvillua në rrethana të papritura në stadiumin “Stade Jean-Bouin”, në derbin ndaj Paris FC.

Në vend që festa të mbahej pas ndeshjes, siç është tradita, lojtarët e PSG-së dolën në fushë para një stadiumi thuajse bosh dhe u drejtuan te tifozët e tyre, rreth 1000 të pranishëm, ku kapiteni Marquinhos ngriti trofeun e Ligue 1.

Vendimi për këtë format të pazakontë erdhi pas një sërë pengesash organizative. Sipas raportimeve, Ligue 1 kishte kërkuar që ceremonia të zhvillohej pas ndeshjes, por Paris FC kishte planifikuar aktivitete të tjera festive në fund të sezonit, ndërsa autoritetet e sigurisë në Paris nuk lejuan zhvillimin e ceremonisë në “Parc des Princes”.

Si rezultat, u vendos që trofeu të dorëzohej para fillimit të takimit, duke krijuar një skenë të paprecedentë në futbollin francez: festë titulli para fishkëllimës së parë dhe më pas kalim direkt në nxehje.

Megjithatë, festa nuk i solli fat PSG-së në fushë. Paris FC arriti të përmbyste rezultatin dhe të fitonte 2-1, duke prishur disi atmosferën e një dite historike për kampionët e Francës.