Berisha publikon dokumentin: Rama e legalizoi vilën trekatëshe pa leje të Dumanit për ta marrë peng atë

Kreu demokrat ka denoncura në deklarëtn e tij para SPAK edhe kreun e qeverise i cili sipas tij, “legalizoi vilën trekatëshe pa leje të Dumanit për ta marrë peng atë”.

Berisha: Se ku i gjej unë, e vërteta është magneti im.

E vërteta vjen tek unë, unë shkoj tek e vërteta.

Ja ku e keni zyrën e regjistrimit të pasurive nëse doni, 307 metër katrorë tokë arë.

Ky mashtrues ka kryesuar këtë institucion.

Këtu keni dokumentet e legalizimit.

Këtu keni hartën e 307 metrave tokë.

Këtu keni legalizimin në vitin 2006.

Mos harroni se Besa Nikhasani është nxjerrë nga sistemi i drejtësisë, një zonjë, sepse ajo vetë apo vjehrri i saj, kishte blerë një garazh të ndërtuar pa leje.

Kurse kreu i Skapit, delinkuenti Dumani, legalizon vilën e ndërtuar pa leje trekatëshe pas 15 vitesh për t’u marrë peng nga Edi Rama dhe nuk pëson asgjë.

Ajo largohet nga prokuroria, një vajzë shumë e mirë, një grua shumë e mirë, për një problem që kishte ndërtuar vjehrri i saj një garazh dhe e kishte legalizuar. Po kjo nuk mund të ndodhte me njerëzit e ligjit.

Po Dumani nuk është i ligjit, është i Maliqit, i mafies.

Ja pra çfarë ngrihet mbi mashtrimin, mbi larjen e parave, mbi krimin.