Harry Kane bëhet gati të mbathë ‘Këpucën e Artë’, Haaland dhe Mbappe janë shumë pas
Harry Kane është drejt fitimit me diferencë të madhe të “Këpucës së Artë’, duke konfirmuar një sezon të jashtëzakonshëm në nivel evropian. Sulmuesi i Bayernit të Mynihut ka shënuar 36 gola në kampionat dhe ka siguruar një avantazh të pakapshëm ndaj ndjekësve më të afërt si Erling Haaland dhe Kylian Mbappé.
Në renditjen e përgjithshme, Kane kryeson bindshëm me 72 pikë, duke lënë pas Haalandin me 52 dhe Mbappé me 48, ndërsa në vendin e katërt renditet Dion Beljo me 46.5 pikë. Në Top-10 përfshihen edhe emra si Igor Thiago dhe Vedat Muriqi, të cilët kanë zhvilluar sezone shumë të mira në kampionatet e tyre respektive.
Sa i përket Serie A, futbolli italian nuk arrin të hyjë në dhjetëshen e parë të renditjes së përgjithshme. Megjithatë, golashënuesi më i mirë i kampionatit italian, Lautaro Martínez, renditet në vendin e 13-të me 34 pikë, në shoqërinë e Ante Budimir dhe Donyell Malen.
Donyell Malen, i cili ka kaluar një sezon mes Aston Villa-s dhe Romës, gjithashtu ka arritur kuotën e 34 pikëve, duke u renditur mes më të mirëve të Serie A.
Sistemi i “Këpucë së Artë” funksionon mbi bazën e koeficientëve të UEFA-s, ku golat në kampionatet më të forta shumëzohen me dy pikë, ndërsa kampionatet më të ulëta kanë koeficient më të reduktuar.
Në këtë mënyrë, diferencat në renditje pasqyrojnë jo vetëm numrin e golave, por edhe nivelin e kampionateve ku ata janë shënuar, duke bërë që Kane të jetë dominuesi absolut i sezonit evropian.
Renditja:
- Harry Kane (Bayern Munich) – 72 pikë
- Erling Haaland (Manchester City) – 52 pikë
- Kylian Mbappé (Real Madrid) – 48 pikë
- Dion Beljo (Dinamo Zagreb) – 46.5 pikë
- Igor Thiago (Brentford) – 44 pikë
- Vedat Muriqi (Mallorca) – 44 pikë
- Esteban Lepaul (Rennes) – 42 pikë
- Luis Suárez (Sporting CP) – 42 pikë
- Deniz Undav (Stuttgart) – 38 pikë
- Ayase Ueda (Feyenoord) – 37.5 pikë
- Aleksandar Katai (Crvena Zvezda) – 34.5 pikë
- Ryan Mmaee (Omonia) – 34.5 pikë
- Lautaro Martínez (Inter) – 34 pikë
- Ante Budimir (Osasuna) – 34 pikë
- Serhou Guirassy (Borussia Dortmund) – 34 pikë
- Donyell Malen (Aston Villa / Roma) – 34 pikë
- Paul Onuachu (Trabzonspor) – 33 pikë
- Vangelis Pavlidis (Benfica) – 33 pikë
- Eldor Shomurodov (Başakşehir) – 33 pikë
- Joaquin Panichelli (Strasbourg) – 32 pikë
- Lamine Yamal (Barcelona) – 32 pikë
- Ferran Torres (Barcelona) – 32 pikë
- Patrik Schick (Bayer Leverkusen) – 32 pikë
- Mason Greenwood (Marseille) – 32 pikë
- Vinícius Júnior (Real Madrid) – 32 pikë
- Antoine Semenyo (Bournemouth / Manchester City) – 32 pikë