Shënimi që la në SPAK/ Berisha: Altin Dumanit i shtohet mbiemri Vila! Vetingu i tij është një proces i rremë
Lideri i opozitës është paraqitur gjatë ditës së sotme ne SPAK. Ai deklaroi per medita se “vetingu i Altin Dumanit është një proces i rremë”.
Berisha: Tani, shënimi që lashë: Altin Maneku Troplini Hajri shtohet edhe mbiemri Vila.
Sot shqiptarët do mësojnë se ai që ka kryesuar këtë institucion, është një pare-larës i shpifur, është një mashtrues ordiner, është një delinkuent i vërtetë sipas dokumenteve të këtij shteti.
E kam denoncuar vite më parë dhe për fat të keq ka arritur të kapërcejë i palagur, ndonëse siç do faktohet këtu, ky është një mashtrues i shpifur.
Vetingu i tij është një proces i rremë, i turpshëm, i dokumentuar.