Vidhet gjatë natës një dyqan bulmeti në Pogradec, pronari: Është hera e dytë...

Dyqani i bulmetit në Pogradec është hapur me forcë gjatë natës dhe hajdutët kanë arritur të marrin të gjithë mallin brenda tij duke shkaktuar një dëm prej më shumë se 2 milionë lekësh.

Pronari thotë se ka ardhur në mëngjes në orën 7.30 për të hapur dyqanin dhe e ka gjetur të thyer dhe të vjedhur. Sipas pronarit kjo është hera e dytë që dyqani vidhet brenda 5 muajsh.

Edhe për rastin e parë policia nuk ka mbërritur tek autorët.

Ai shprehet se kjo është hera e dytë që dyqani i tij vidhet, ndërsa edhe pas rastit të parë autorët nuk janë identifikuar nga policia.

Pronari i biznesit shprehet i shqetësuar për sigurinë dhe vijimin e aktivitetit të tij.

“Jemi të shqetësuar dhe të frikësuar për punën tonë. Nuk mund të punojmë në këtë formë, të vidhemi dy herë në qendër të qytetit dhe të mos kapet askush. Duam që policia ta zbardhë ngjarjen sa më shpejt. Nuk jemi aspak të qetë dhe nuk e di nëse do ta vazhdoj më këtë punë. Është hera e dytë brenda 5 muajsh.”

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë për të parë lëvizjen e autorit/ autorëve.