VIDEO/ Aksident në Unazën e Re Paskuqan, përplasen 5 makina
Një aksident zinxhir është regjistruar në zonën e Unazës së Paskuqanit, ku janë përfshirë pesë automjete.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar trafik të rënduar dhe radhë të gjata automjetesh në këtë segment rrugor.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Deri më tani nuk raportohet për persona në rrezik për jetën, ndërsa disa qytetarë kanë marrë ndihmë mjekësore për lëndime të lehta.
Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë distancën e sigurisë për të shmangur aksidente të ngjashme.