EMRI/ Plagosja e policit gjatë natës në Tiranë! Kush ishte shënjestër e atentatit, ja çfarë dyshohet…

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja policit gjatë natës në Tiranë. Media, mëson se i plagosur ka mbetur efektivi Anxhelo Kumaraku.

Ngjarja u shënua rreth orës 00:10, më datë 18.05.2026, në zonën e Shkozës.

Efektivi i policisë mësohet se është agjent pranë komisariatit nr.4. Ndërsa raportohet se është qëlluar me armë në këmbë.

Në momentin kur ka ndodhur ngjarja ai ka qenë afër banesës së tij i shoqëruar nga komshiu, një person me masë sigurie “arrest shtëpie” për armëmbajtje pa leje.

Dyshohet se objektiv i atentatit ka qenë pikërisht komshiu i efektivit. Atentat që dyshohet të jetë kryer për prishje të pazareve të drogës me persona të tjerë.

Nuk dihet fakti pse efektivi ishte shoqëruar me objektivin i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe në momentin e ngjarjes kishte thyer vendimin e gjykatës.

Ndërkohë efektivi i  plagosur Anxhelo Kumaraku nuk ka njoftuar policinë për thyerjen e masës së sigurisë që kryente komshiu i tij.

 

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.05.2026, rreth orës 00:10, në zonën e Shkozës, në rrethana ende të paqarta, është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi A. K., rreth 30 vjeç, punonjës policie jashtë shërbimit.

30-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit/ëve dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.