Alpinisti vritet në një sulm fatal nga një tufë lopësh në Austri

Një alpinist 67-vjeçar gjeti vdekjen, pasi u sulmua nga një tufë lopësh në Austri, thanë autoritetet, në incidentin e fundit fatal që përfshin bagëtitë në Alpe.

Autoritetet thanë se arsyet e sjelljes agresive të kafshëve mbeten të paqarta. 67-vjeçari, së bashku me bashkëshorten e tij nuk shoqërohej nga një qen në atë kohë, shtoi policia.

Lopët ndonjëherë reagojnë ndaj afrimit të qenve - veçanërisht kur duan të mbrojnë viçat e tyre - duke e sulmuar kafshën. Në dritën e incidenteve të tilla, autoritetet dhe fermerët këshillojnë vazhdimisht kujdes gjatë ecjes në rajonet alpine.

Në shtator të vitit 2025, një burrë 85-vjeçar vdiq pas një sulmi nga një lopë, ndërsa po shëtiste me gruan dhe një qen, kur u sulmua nga një tufë lopësh në zonën Ramsau am Dachstein të Alpeve Austriake./ DPA News.