'UNË S’KAM GAZETË, RAMA S’KA POPULL. NJËSOJ JEMI.'/ IRIQI bisedon me Nikollë Lesin

(IRIQI bisedon me Nikollë Lesin)

Iriqi:-Ke hapur podcast dhe ti Nikollë?

Lesi:-Ma kanë hapur, mo. Di unë të bëj ndonjë punë?

Iriqi:-Po a bëre gazetën “Koha Jonë”?

Lesi:-Qe e bërë mo. E kishte partia socialiste në Lezhë. Pastaj ma dha mua.

Iriqi:-Pse ty e jo ndonjë tjetri?

Lesi:-Po se unë isha më i pazoti, mo.

Iriqi:-Ama bëre goxha emër!

Lesi:-Bëra dhe goxha para mo. Bëra dhe një kullë, mo. U bëra dhe deputet, mo.

Iriqi:-Nga gazeta?

Lesi:-Po, mo. E bëra si kobure ndaj Berishës. Nxirrnin mllefin plot persona që nuk i pirdhte Saliu.

Iriqi:-Po më shumë mllef kishte Rama?

Lesi:-Rama zhgaraviti ca muaj, por asnjë shkrim nuk e firmosi. Kishte shumë frikë. Vinte një pseudonim dhe ikte si vjedhurazi. Një mbrëmje e mori në telefon Dor Keko dhe i tha që shkrimit tënd Nikolla i vuri emrin. U dhje fare, vrap erdhi në redaksi. Po as dy minuta nuk foli me mua se nga frika e kishte kapur diareja. Kur i thamë që bëmë shaka u qetësua.

Iriqi:-Po si ra dakort për bisedën me ty. Se ti nuk ke as shikues?

Lesi:-Punë parazitësh ne, e gjetëm gjuhën. Unë pa gazetë, ai pa popull, jemi njësoj i thashë. Tjerrim lesh nja një orë.

Iriqi:-Pranoi menjëherë?

Lesi:-Jo. Po i thashë që hajde të shajmë moderatorët e televizioneve. Kaq dhe gati ai. Është inferior i ziu. I duket vetja gazetar i shquar. Vdes të shajë ata që bëjnë emisione.

Iriqi:-Si kështu?

Lesi:-E është i papamë për urrejtje. Për sharje nuk ia gjen shokun. Fjalë të pista, fyerje, shpifje i prodhon si me qënë fabrikë. Dhe Lanën e kap turpi se ky ia kalon mw pisllëqet që nxjerr nga goja.

Iriqi:-Çfarë note të vuri në fund?

Lesi:-Nuk dua notë unë. Dua ndonjë kullë, një koncesion a ndonjë leje për resort andej nga jugu.

Iriqi:-E ç’tha?

Lesi:-U kry, kaq më tha.

Iriqi:-E besove?

Lesi:-Po.

Iriqi:-Pse?

Lesi:-Se më kërkoi gjysmat. Po kërkoi më pak dije që tallet. Të xhiron dmth.