‘40% e popullsisë, në kushtet e varfërisë’, Teliti: Dëshmia më flagrante e kolapsit ekonomik, ‘turizmi i pazarit’

Të jetosh në Shqipëri po kthehet gjithnjë e më shumë në një "mision të pamundur" për një pjesë të madhe të qytetarëve.

Pagat e ulëta në rajon dhe çmime që rivalizojnë ato evropiane, kanë krijuar një realitet të zymtë ekonomik, ku varfëria nuk është më një statistikë, por një përvojë e prekshme e përditshme.

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv nën moderimin e Arnold Kariqit, koordinatori i programit ekonomik në PD, Dorian Teliti thote se varfëria në Shqipëri shikohet dhe preket çdo ditë.

Sipas tij, ajo nuk gjendet vetëm në raportet e INSTAT apo të institucioneve ndërkombëtare, por në peshën gjithnjë e më të lehtë të qeses së pazarit të çdo familjeje, kjo për shkak se konsumi po tkurret në mënyrë dramatike.

Paradoksi më i madh, thekson Teliti, qëndron në faktin se as puna nuk po i shpëton dot shqiptarët nga varfëria, ku rreth 40% e popullsisë, ose 4 në 10 qytetarë, edhe pse punojnë dhe derdhin djersë, mbeten në kushtet e varfërisë.

Në vitin 2014, qeveria shqiptare që është ende në fuqi, vendosi që mos të importohen në Shqipëri vetëm ilaçe që vijnë nga vende të sigurta, po nga çdo vend i botës, duke tjetërsuar tashmë edhe atë, financat që duhet të harxhojë një i sëmurë për sa i përket ilaçeve, duke e shtatëfishuar atë në raste nga më të ndryshmet. Pra të jetosh në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më shumë mision i pamundur. Mision i pamundur i cili po ushqehet dhe po mbështetet fuqimisht nga të gjithë politikat qeveritare fatkeqësisht të ndjekura gjatë këtyre viteve. Shiko, varfëria shikohet, preket. Është diçka të cilën neve e shohim, jo thjesht nga statistikat zyrtare që nxjerrin institucionet siç është INSTAT-i, Banka e Shqipërisë e kështu me radhë, apo raporte të institucioneve ndërkombëtare. Varfëria është diçka e cila preket qysh kur del, dikush shkon në market, shkon në dyqan dhe shikon konsumin që bëjnë njerëzit. Gjithnjë e më pak zvogëlohet ajo pesha e qeses së pazarit të qytetarit shqiptar. Dhe kjo shikohet në Tiranë. Imagjino se çfarë ndodh pastaj në zona që nuk, që janë jashtë Tiranës apo në qytete të tjera të cilat po shkretohen gjithnjë e më shumë dita-ditës.

Por shqiptarët që kanë ikur jashtë gjatë gjithë këtyre viteve dhe që kanë shkretuar vendin, sidomos kanë qenë ata shqiptarë të cilët ka qenë edhe fuqia punëtore e Republikës së Shqipërisë, nuk janë larguar sepse këtu ishte mrekulli dhe të jetoje bukur. Janë larguar, kanë lënë shtëpitë e tyre, me pronësi, për të shkuar jashtë për të banuar në banesë me qira. Kanë lënë punën që mund të kishin këtu për të bërë atje punët më të rëndomta. Kanë lënë profesionet që kishin këtu dhe mund të ishin dhe persona të nderuar dhe të respektuar në komunitetet e tyre, për të pastruar restorante dhe lokale të botës. Pra hoqën dorë pikërisht sepse këtu mungojnë gjërat bazike. Ti këtu punon, del djersë, një zdrukthëtar, punon dhe përsëri i varfër je.

Në fund të ditës, çfarë kuptimi ka puna? Puna ka pikërisht kuptimin të të nxjerrë ty nga gjendja e varfërisë. Ndërkohë që në Shqipëri 40% e shqiptarëve, apo ta them ndryshe, në çdo 10 shqiptarë, katër prej tyre, ndonëse punojnë, vijojnë të jenë në kushtet e varfërisë. Nuk është varfëri ekstreme që mund t'i mungojë buka në tavolinë, por përveç bukës, përveç, përveç bukës dhe një kokrra vezë, edhe pak vaj, vaj luledielli, asgjë më tepër nuk kanë në tavolinë. Jemi vendi më i varfër në Europë, sipas të dhënave të institucioneve ndërkombëtare dhe Eurostatit. Jemi vend me pensionet më të ulëta në Europë. Jemi vend me pagat më të ulëta në Europë. Ndërkohë jemi vendi me çmimet më të larta se mesatarja Europiane.

Pagat ecin jo thjesht duke e krahasuar me veten tënde, po pagat duhet t'i krahasosh me ata që ti jeton, me komunitet, pra me vendet e tjera, sidomos edhe me vendet fqinj. Duhet 13 vjet përpara, 14 vjet përpara ishim vendi që ishim pothuajse konsiderohemi me pagat më të larta në rajon. Sot jemi vendi me pagat më të ulëta. Ç'do të thotë që në garën e të ardhurave të familjeve, ne e humbëm këtë garë. Ishim të parët, shkuam të fundit. Nga ana tjetër, çmimet, sepse paga nuk ka asnjë lloj vlere para letre që ke në xhep. Ka vlerë kur ti shkon në treg dhe i këmben ato para me mallra, me shërbime që ti blen. Dhe përveç se ti ke marrë më pak se ç'marrin të tjerët në vendet e rajonit, tashmë ti po paguan për ato produkte që blen çmime më të larta se vendet e rajonit. Të gjithë produktet tha që neve konsumojmë këtu për mëngjesin që na jepte, i blejmë të tëra tha në Janinë. Si në Janinë i thashë, e pyeta. Në Janinë tha sepse në Janinë kushton gjysmë për gjysmë, produktet ushqimore krahasuar me produktet që shiten këtu nëpër marketet e Gjirokastrës.

Dhe gjithë Gjirokastra praktikisht nuk konsumonte më produkte të cilat ishin të marketeve, por shkonin të tërë, kush kishte mundësi shkonte dhe bënte furnizimin javor në Janinë. Çfarë të më thoni për ata që ishin po ata të Pogradecit, të Librazhdit dhe të Korçës? Që kam qenë një muaj e gjysmë përpara. Të njëjtën gjë. Kukësin e dimë shumë mirë, Tropojën e dimë shumë mirë, Shkodrën e dimë shumë mirë që shkon e bën në Mal të Zi. Vendet e rajonit, përtej që kanë faktin që kanë paga më të larta se ne, ata kanë çmime edhe shumë më të ulëta se ne. Tani këto produkte, ai djathi, ajo veza, ajo frutat, perimet e gjëra me radhë, pse kushtojnë më shumë në Shqipëri sesa ç'kushtojnë andej? Toka atje, tokë është dhe këtu. Blegtoria atje, blegtori është dhe këtu. Struktura, modeli ekonomik që ka vendosur në fuqi qeverisja aktuale prej 13 vitesh, nuk ka qenë një model ekonomik që të mbështeste prodhimin. Për këtë kohë që jetojmë, makina, nuk kemi arritur akoma vitin 2100, ku makinat ecin vetë. Makina ka nevojë për njeri sipër, për shoferin. Ai furgoni ka nevojë për shoferin. Ato tokat që duhet të punohen kanë nevojë për blegtorin.