Kanibalët e korruptuar, antikulturë gjashtë vjet më parë shembën Teatrin!

Nga Petrit Vasili/

Në mes të pandemisë së shekullit Covid 19, me policë dhe horra gjithfarësh të Ramës, ju vërsulen si vandalë Teatrit Kombëtar dhe e shembën.

Sot e kësaj dite Teatër nuk ka, ndërsa kulla gjigante betoni që po hanë të gjallë Tiranën ka dhe shtohen çdo ditë.

Jemi kryeqyteti më i turpshëm në Evropë që nuk ka Teatrin e vet.

Faqja e zezë për këdo që ka mbështetur këtë makabritet që vetëm të korruptuarit gjer në palcë dhe që urrejnë artin dhe kulturën mund ta bëjnë.

Drejtësia shqiptare për turpin e saj e ka krimin përpara syve për vite me radhë nuk e lëviz gishtin, por punon vetëm për të mbrojtur Ramën dhe qeverinë dhe për të dënuar kriminalisht të pafajshmit.