Partia Demokratike Lezhë mbyll numërimin e votave për anëtarët e Kryesisë, publikohen rezultatet
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet në Degën e Partisë Demokratike në Lezhë, ku demokratët i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur anëtarët e rinj të Kryesisë së degës.
Pas përfundimit të procesit të numërimit, janë bërë publike edhe rezultatet për kandidatët meshkuj dhe femra që garuan në seksionet e ndryshme të degës së PD-së në Lezhë.
Procesi u zhvillua në disa grupe seksionesh, ndërsa kandidatët morën mbështetje të konsiderueshme nga anëtarësia demokrate në qytet dhe zonat përreth.
Sipas rezultateve të administruara nga komisioni përkatës, në grupseksionet kryesore të degës së Lezhës u regjistruan këto rezultate:
Zgjidhet kryesia e re e Partisë Demokratike në Lezhë
Është përmbyllur procesi zgjedhor për kryesinë e re të Partisë Demokratike në Lezhë, i zhvilluar me pjesëmarrjen e gjerë të strukturave të partisë. Gara u karakterizua nga angazhim, seriozitet dhe një frymë bashkimi mes kandidatëve dhe delegatëve pjesëmarrës.
Lista fituese përbëhet nga përfaqësues të profesioneve të ndryshme, përfshirë juristë, pedagogë, mjekë, mësues dhe sipërmarrës, duke reflektuar një përbërje të gjerë profesionale dhe shoqërore.
Deputeti Gjin Gjoni theksoi se kryesia e re ka përpara një përgjegjësi të rëndësishme për forcimin e strukturave të partisë, afrimin e të rinjve dhe profesionistëve, si dhe rritjen e prezencës së zërit opozitar në çdo zonë të Lezhës.
Ai shtoi se edhe kandidatët që nuk arritën të zgjidhen, por me diferenca të vogla, së bashku me figura të tjera intelektuale të Lezhës, do të përfshihen në sekretariate dhe departamente të ndryshme të partisë, në kuadër të ristrukturimit të brendshëm.
“Me bashkim, besim dhe vendosmëri, të përgatitemi për fitoren e radhës,” u shpreh Gjoni.
KRYESIA E RE E PD LEZHË
1. Albert Loçi
2. Aleksandër Prendushi
3. Alen Kola
4. Altin Mema
5. Anila Frroku
6. Arjan Mikeli
7. Arben Paluca
8. Arben Doda
9. Emilian Frani
10. Emanuel Përjaku
11. Erion Gjoni
12. Fabio Marku
13. Florian Sulaj
14. Fran Gjoni
15. Fran Zefi
16. Lindita Metaliaj
17. Luan Gjoka
18. Maksim Kola
19. Marjana Brunga
20. Marjana Prendaj
21. Nesti Nika
22. Ndue Zefi
23. Petrit Mhillaj
24. Rita Gjoni
25. Roza Hilaj
Procesi zgjedhor në Degën e Partisë Demokratike Lezhë u mbyll pa incidente, ndërsa pritet që strukturat drejtuese të finalizojnë përbërjen e re të Kryesisë së degës pas certifikimit përfundimtar të rezultateve.