Kompletohet tabloja e Superiores 2026/27: rikthehen Skënderbeu e Laçi, Teuta siguron mbijetesën në frymën e fundit
Pas finales së “play-out”-it të zhvilluar mes Teutës dhe Pogradecit, është plotësuar edhe tabloja përfundimtare e skuadrave që do të garojnë në edicionin e ardhshëm të Abissnet Superiore.
Sfida e fundit u vendos në minutën e 90+3’, kur Klejdi Daci realizoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë Teutës një fitore dramatike dhe duke siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.
Me përfundimin e këtij dueli, janë tashmë zyrtare 10 skuadrat që do të garojnë në sezonin e ri të Superiores.
Në listë bëjnë pjesë: Vllaznia, Elbasani, Egnatia, Dinamo City, Partizani, Tirana, Vora, Teuta, Laçi dhe Skënderbeu.
Ky edicion sjell disa ndryshime të rëndësishme në hartën e futbollit shqiptar. Spikat rikthimi i Skënderbeu në elitë, si edhe stabilizimi i Laçit pas vetëm një sezoni në Kategorinë e Parë.
Nga ana tjetër, jashtë Superiores mbeten Flamurtari dhe Bylisi, të cilët nuk arritën të siguronin qëndrimin në elitë.
Sezoni i ri i Superiores pritet të sjellë një garë të fortë dhe të ekuilibruar, me disa skuadra që synojnë titullin dhe të tjera që luftojnë për mbijetesë, duke e bërë kampionatin edhe më konkurrues se më parë.
10 ekipet e edicionit të ardhshëm të Superiores: Vllaznia, Elbasani, Egnatia, Dinamo, Partizani, Tirana, Vora, Teuta, Laçi, Skënderbeu.