VIDEO/ Tifozët zbresin në fushë para fundit të ndeshjes, Sëlltik fiton titullin në Skoci
Sëlltik Glasgow është shpallur kampion i Skocisë pas një fundi dramatik në javën përmbyllëse të kampionatit. Skuadra triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Harts dhe siguroi një tjetër trofe historik, në një sfidë që dhuroi emocione deri në sekondat e fundit.
Momenti më i çmendur i ndeshjes erdhi pas golit të tretë të Sëlltikut, të realizuar në çastet përmbyllëse. Tifozët vendas nuk pritën as vërshëllimën finale të arbitrit dhe pushtuan menjëherë fushën për të festuar titullin e fituar.
Nga ana tjetër, Harts ishte shumë pranë një mrekullie sportive. Skuadrës ku bën pjesë edhe sulmuesi shkodran, Sabah Kerjota, i mjaftonte një barazim në transfertë për të realizuar një sukses historik. Madje, miqtë kaluan në avantazh në minutën e 43-të dhe për disa minuta ëndrra dukej reale.
Kerjota e ndoqi takimin nga stoli, ndërsa Harts provoi të rezistonte deri në fund. Megjithatë, Sëlltik reagoi fort, fillimisht duke barazuar në pjesën e parë e më pas duke realizuar përmbysjen në minutat finale, për t’u mohuar rivalëve një titull që do të hynte në histori.
Scenes as Celtic defeat Hearts and becomes Scottish Premiership Champions
by
u/977x in
soccer