Momenti i grabitjes në Kamëz/ Dy autorë me skafandër e çantë largohen nga argjendaria me motor
Një grabitje është regjistruar këtë të shtunë, më 16 maj 2026, në një argjendari në Kamëz, ku dy persona të maskuar kanë arritur të largohen me motor menjëherë pas ngjarjes.
Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë dy autorët me skafandër teksa largohen me shpejtësi me motor vetëm pak momente pas grabitjes së argjendarisë.
Në video duket njëri prej tyre afër derës (jashtë argjendarisë) me armë në dorë, që ngjason me automatik. Brenda pak sekondave vrapon drejt motorit, ndërsa pas tij vjen shoku i cili mban përpara me dy duar një çantë të madhe e cila duket e rëndë, dhe pasi hipën prapa motorit largohen me shpejtësi.
LEXO EDHE: Kamëz/ Grabitje me armë në një argjendari, dy persona të armatosur vjedhin bizhuteritë dhe arratisen
Sipas informacioneve paraprake, autorët kanë hyrë në biznes dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa ende nuk dihet vlera e sendeve të grabitura.
LEXO EDHE: VIDEO/ Xhama të thyer përtokë, pamjet nga argjendaria në Kamëz që ra pre e grabitjes
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po verifikohen edhe kamerat e sigurisë në zonë.