Berisha: Kilometrin e fundit ne do ta bëjmë dhe do shpëtojmë Shqipërinë, nga e keqja që s’e ka pasur, përveçse në kulmin e Enver Hoxhës
Në mbyllje të fjalës së tij, Sali Berisha theksoi vendosmërinë e opozitës për të përmbushur betejën e fundit për Shqipërinë, duke e quajtur këtë “kilometrin e fundit” në luftën kundër regjimit aktual.
Ai shprehu bindjen se, së bashku dhe të pamposhtur, shqiptarët do të arrijnë të çojnë Edi Ramën aty ku e meriton, dhe të shpëtojnë vendin nga një e keqe që nuk është parë që nga kulmi i Enver Hoxhës.
Fjala e tij:
Ju falënderoj shumë për pyetjet shumë të rëndësishme që ju më bëtë, për ndjekjet që i bëtë kësaj bisede, dhe ju garantoj se jemi në rrugën e duhur.
Se së bashku, të pamposhtur, Edi Ramën do ta çojmë aty ku e meriton.
Ne do vazhdojmë këtë betejë, e lodhshme, rraskapitëse, me sakrifica, siç e përshkroi ai, qytetari që mora plumbin në këmbë, mora gazin në fytyrë e të tjera me radhë, të gjitha këto të vërteta.
S’ka gjë në botë që të na ndajë ne pa arritur. Jemi në kilometrin e fundit. Këtë kilometër ne do ta bëjmë dhe do shpëtojmë Shqipërinë, do shpëtojmë shoqërinë shqiptare nga një e keqe që s’e ka patur, përveçse në kulmin e Enver Hoxhës asnjëherë gjer sot. Faleminderit!