Berisha: PD do realizojë një hapje të re, ky Kuvend do ketë si objektiv madhor ripërtëritjen e partisë
Sali Berisha nënvizoi se Partia Demokratike po ndërmerr një fazë të re rifreskimi dhe modernizimi.
Ai theksoi se Kuvendi i ardhshëm do të ketë si synim kryesor ripërtëritjen e strukturave, përfshirjen e profesionistëve, akademikëve dhe figurave të reja publike, dhe forcimin e lidhjes së partisë me shoqërinë civile, duke e orientuar Partinë Demokratike drejt një modeli më modern dhe të hapur.
Linord Gërmenji:
Po afrojnë zgjedhjet e brendshme në parti dhe në forumet drejtuese. A do të ketë një hapje më të gjerë të Partisë Demokratike me shoqërinë civile, profesionistëve, akademikëve dhe figurave të reja publike?
Sali Berisha: Po. Partia Demokratike do të realizojë një hapje të re dhe në rast se më pyesni ju mua, ky Kuvend që mblidhet do ketë si objektiva madhore ripërtëritjen e partisë, programin e saj, modernizimin e partisë. Një parti moderne. Këto do të jenë shtyllat kryesore dhe natyrisht kryengritja paqësore si rrugë e realizimit të objektivave.