SYRI TV/ Blushi: Akuza e lobimit për Metën ka rënë, Vërtetohet nga provat që SPAK ka mbledhur
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi publikoi prova të reja që faktojnë se autoritetet amerikane kanë rrëzuar zyrtarisht akuzën për një lobim të paligjshëm prej 1 milion dollarësh ndaj Ilir Metës. Blushi hodhi akuza se ky dokument i dalë nga autoritet gjyqësore, është mbajtur qëllimisht i fshehtë nga SPAK, për të lënë Metën në qeli. Për këtë çështje, reagoi edhe Presidenti i PL, Ilir Meta i cili tha se e ka denoncuar personalisht në autoritet Amerikane, teksa hodhi akuza për një sulm të orkestruar mediatik e politik ndaj tij nga Rama-Soros.
Video Syri TV
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar prova të reja të cilat sipas tij vërtetojnë se Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me lobimin për të cilin pretendon prokuroria e posaçme. Në dokumentin e bërë publik, i cili ka ardhur nga autoritetet gjyqësore, thuhet se Ilir Meta dhe LSI nuk kanë asnjë lidhje me Dorelita Limitet. Blushi tha se se autoritetet amerikane kanë rrëzuar zyrtarisht akuzën për një lobim të paligjshëm prej 1 milion dollarësh ndaj ish-presidentit, Ilir Meta.
Ky dokument sipas Blushit u mbaj i fshehur për të lënë në burg Ilir Metën.
Lidhur me këtë çështje regaoi nga qelia edhe vetë presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili thotë se ka denoncuar personalisht këtë çështje pranë autoriteteve amerikane dhe akuzon drejtpërdrejt dyshen Soros-Rama për, sipas tij, një operacion të organizuar mediatik dhe ligjor kundër tij, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
I gjithë operacioni kriminal mediatiko - ligjor, brenda dhe jashtë vendit që nga "Mother Jones" e Sorosit në 2018 e deri tek "Kronen Zeitung" në Austri, e qindra artikuj të tjerë edhe me letërporositë e manipuluara të miqve të McGonigalit, janë vetëm financim kriminal i dyshes Soros-Rama.
Kjo është vetëm maja e majës së ajsbergut që kanë ndodhur gjatë këtij procesi kriminal, që nuk ka kursyer as transparencën dhe as bashkëpunimin e fortë dhe të besueshëm në drejtim të zbatimit të ligjit që duhet të ketë Shqipëria me SHBA.
Sipas dokumentave të publikuara, pagesa e vetme e provuar ishte një shumë prej 15 mijë dollarësh për kompaninë “McKeon Group”.