Trump komenton krizën politike në Britani: Starmer e ka të vështirë t’i 'mbijetojë', vetëm nëse…
Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se kryeministri britanik Keir Starmer e ka të vështirë t’i mbijetojë krizës politike që ka përfshirë qeverinë e tij.
Presidenti amerikan u përfshi në debatin midis udhëheqjes së Partisë Laburiste teksa fliste me gazetarët në bordin e Air Force One, ndërsa kthehej nga samiti dy-ditor me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin.
Ai sulmoi politikat e Starmer për migracionin dhe energjinë, duke pretenduar se refuzimi i liderit britanik për të bërë shpime në Detin e Veriut kishte çuar në rritje të kërkesave për dorëheqjen e tij.
I pyetur nëse Starmer mund t’i mbijetonte trazirave, Trump tha:
“Është një gjë e vështirë, përveç nëse ai mund ta rregullojë çështjen e imigracionit, ku është i dobët, dhe nëse nuk fillon shpimet dhe nuk ndalet me mullinjtë e erës kudo… ai duhet të hapë Detin e Veriut.”