Moska: 25 civilë në Rusi u vranë në sulmet ukrainase gjatë armëpushimit
Sulmet me dronë ukrainasë gjatë armëpushimit më 9 maj vranë 25 civilë në Rusi, tha zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova.
Ajo deklaroi se njëri prej tyre ishte fëmijë dhe se 209 persona, përfshirë 14 fëmijë, u plagosën gjatë sulmeve me dronë ukrainasë, pavarësisht, siç tha ajo, një armëpushimi të vendosur nga Rusia dhe një "pseudo-armëpushim" të shpallur nga Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, raporton TASS.
Zakharova tha se Rusia është "në dijeni të përpjekjeve të regjimit të Kievit për të ndërhyrë në festimet në vendet e tjera" dhe se u përdorën narrativa propagandistike që akuzonin Moskën për monopolizimin e fitores në Luftën e Dytë Botërore, zhvillimin e një lufte pushtuese dhe terrorizimin e popullsisë së territoreve të pushtuara.
“Kjo histeri dezinformimi pasoi kërkesat e emigrantëve ukrainas drejtuar udhëheqjes së vendeve ku jetojnë, për të ndaluar ngjarjet përkujtimore nën pretekstin hipokrit të parandalimit të nxitjes së konflikteve ndëretnike dhe uljes së tensioneve sociale”, tha Zakharova.